Pikat e forcës
Egnatia, pikën e forces e ka te mesfusha: çelësi i ekipit të Edlir Tetovës. Ardhja e Fernandos dhe stabiliteti taktik i Aleksit i kanë dhënë teknikut të Egnatias mundësinë të manovrojë mes linjave e të ketë kualitet në zotërimin e topit. Nga ana tjetër, është Vllaznia, me lojtarët sulmues më të spikatur në vend, jo më kot ofensiva më e mire e kampionatit. Flasim për emra, si Balaj, Mala apo i riu Dodaj, që kanë treguar cilësi të jashtëzakonshme për nivelet e futbollit shqiptar dhe janë rrezik konstant për çdo mbrojtje.Rruga deri në finale
Për të arritur deri këtu, kampionët në fuqi eliminuan Partizanin pas një barazimi, që falë rregullores i lejoi atyre të mbërrinin finalen. Shkodranët bënë edhe më mirë, duke mposhtur me përmbysje Dinamon e duke u hakmarrë në të njëjtën kohë edhe për eliminimin që blutë i bënë në gjysëmfinal të Kupës. Përballen, në fakt, dy ekipet më të mirë të këtij edicioni, që u renditën në dy vendet e para pas 36 javësh.Trofeu jubilar
Tani, rrogozhinasit duan titullin e dytë radhazi, për të vazhduar të pasurojnë palmaresin e tyre, që deri tre vjet më parë ishte i zbrazët ndërsa tani numëron edhe dy Kupa të Shqipërisë e një Superkupë. Në anën tjetër, Vllaznia është e bindur se mund ti japë fund një thatësire prej gati një çerek shekulli pa festuar në Shkodër titullin kampion. Do të ishte në fakt një titull jubilar, i 10 për kuqeblutë, që sezonin e kaluar provuan të fitonin për u eliminuan në gjysmëfinale pa humbur nga Egnatia, që më pas u shpall kampione. Tani historia është ndryshe, sepse Tetova dhe të tijtë nuk kanë dy rezultate në tre, por vlen vetëm fitorja, në kohën e rregullt, shtesë apo penallti.1️⃣ ditë nga finalja e titullit kampion në Abissnet Superiore ⚽ Vllaznia ? Egnatia ?️ 12 maj | ? 20:00 | ?️ "Arena Kombëtare" ?️ Biletat mund t’i blini përmes kompanisë @t_ticket.al në ???????.??#kampionatishqiptar #vllaznia #egnatia #VllazniaEgnatia #final4 pic.twitter.com/2310PNphUk
— FSHF (@FSHForg) May 11, 2025