Lazio-Juventus ishte një ndeshje me dy fytyra: asgjë ose pothuajse asgjë për një orë. Pastaj, ferri. Në pjesën e dytë ndodhi gjithçka: pasi kaluan në avantazh me Kolo Muani, bardhezinjtë panë Kalulu të përjashtohej për reagim, me VAR. Më pas, presioni i kryeqytetasve, me një shtyllë të goditur, një penallti fillimisht e dhënë e më pas e hequr dhe goli i barazimit në minutën e 96’. Në mes, tensione, përplasje, dhe zëvendësimet e Tudor që surprizuan të gjithë, madje edhe vetë lojtarët e tij, dy në veçanti: Adzic dhe Conceiçao.
Të futur në pjesën e dytë, ata u zëvendësuan në minutat e fundit, me tetëmbëdhjetëvjeçarin malazez që qëndroi në fushë vetëm dhjetë minuta dhe portugezin 30’. Në fund, megjithatë, Igor Tudor hodhi menjëherë ujë mbi zjarrin e polemikave të lehta: “Nuk ishte bukur për ta, e kuptoj, por duhej ta bëja. I kërkova falje të dyve”.
Tudor: “E vështirë për ta, por do ta bëja sërish, ishte zgjedhja e duhur”
Fjalë të drejtpërdrejta nga Igor Tudor pas ndeshjes më se e tensionuar Lazio-Juventus, një ndeshje që u vendos në minutën e 96’ dhe me 15-20 minutat e fundit tepër të pasura me episode që karakterizuan rrjedhën e saj. Bardhezinjtë në vështirësi dhe në mbrojtje të fortë të avantazhit të Kolo Muani, kryeqytetasit të hedhur përpara në kërkim të barazimit.
Në gjithë këtë, zgjedhjet e komplikuara dhe për disa aspekte surprizuese të Tudor: “U kërkova menjëherë falje në dhomën e zhveshjes para se të flisja për gjëra të tjera, sepse nuk më ndodh shpesh dhe nuk më pëlqen. Por duhej ta bëja për centimetra, për eksperiencën e lojtarëve: gjithçka po luhej në ato dhjetë minuta dhe mora një vendim që nuk është i bukur për ata të dy, por ishte mbi të gjitha për skuadrën. Një zgjedhje e veçantë,” përfundoi më pas Tudor.
“Por do ta bëja sërish sepse mendoj se ishte e drejtë. E shëmtuar për ata të dy, prandaj u kërkova menjëherë falje, por nuk është asgjë, ecet përpara.”
Çfarë ndodhi në fundin e Lazio-Juventus
Në fakt, ndeshja në “Olimpico” e Adzic dhe Conceiçao ishte të paktën e veçantë. Portugezi kishte nisur sërish nga pankina për të hyrë në pjesën e dytë në minutën e 46’ në vend të Nico Gonzalez, malazezi pak më vonë, në minutën e 76’ për autorin e golit Kolo Muani. Por për 18-vjeçarin në minutën e 86’ erdhi thirrja nga pankina: “Duhet të dal unë?” pyeti Adzic i habitur para se të linte vendin për Vlahovic. I njëjti fat për Conceiçao, në minutën e 86’, kur Tudor preferoi prezencën e qendërmbrojtësit Gatti: “Vinte nga një frakturë, e kishim marrë për të luajtur 5-10 minuta dhe ashtu ndodhi”.