Onana, sekuestrohet makina e rrezikon ta shkatërrojnë
Gjithçka ka nisur kur automjeti ndodhej në përdorim nga një mik i kamerunasit Onana. Sipas mediave britanike, i riu ndodhej në timonin e Lamborghini Urus në zonën Hale Barns të Mançesterit. Gjatë një kontrolli rutinë nga policia, njëra prej kamerave të sigurisë në zonë konstatoi mungesën e certifikatës së sigurimit. Menjëherë nisi procedura ligjore dhe mjeti u sekuestrua nga autoritetet. Makina ndodhet aktualisht në një depo policore, dhe portieri është njoftuar për situatën. Sipas rregullores, ai ka 14 ditë kohë për të provuar se është pronari i ligjshëm i mjetit. Në të kundërt, Lamborghini mund të shitet në ankand ose, në rastin më të keq, të asgjësohet. Një burim pranë Onanës i tha “The Sun”: “Onana ka bërë disa gabime këtë sezon dhe dështimi për të siguruar makinën siç duhet duket se është i fundit ndër to.”? Onana’s **£350k Lamborghini seized** by police ❌? The Man United keeper’s **car flagged for no insurance**—he has **14 days to fix it or risk losing it** ? A season of errors continues… #Onana #ManUtd #PremierLeague pic.twitter.com/hats16f5Kz
— MR ALK (@AkritLimbu) May 9, 2025