Flash

Lindelof i bën Prados një vrimë në këmbë: shenja të frikshme, nuk gjen paqe

Lapsi.al 9 May 2025
Lindelof i bën Prados një vrimë në këmbë: shenja
Ka pasur polemika pas gjysmëfinales së Europa League mes Manchester United dhe Athletic Bilbao. Janë baskët ata që protestojnë pas humbjes 4-1 në “Old Trafford”, veçanërisht Benat Prados, i cili është indinjuar për mungesën e masave disiplinore ndaj Lindelof, autor i një ndërhyrjeje që i shkaktoi një plagë të rëndë që kërkoi edhe qepje.

Lindelof rrëzon Prados në Manchester United-Athletic

Qendërmbrojtësi suedez i “Djajve të Kuq” e kaloi pa asnjë karton, ndonëse i kishte shkaktuar një dëmtim të dukshëm kundërshtarit. Ishte vetë lojtari i Athletic që publikoi në rrjete sociale gjendjen e frikshme të këmbës së tij, me një vrimë të madhe dhe të përgjakur në pjesën e tibisë. Kjo ishte pasojë e kontaktit të direkt të këpucëve të Lindelof me këmbën e tij. Prados komentoi: “As karton të kuq, as të verdhë, as faull – loja vazhdoi…”.

Prados tregon gjendjen e tmerrshme të këmbës

Ngjarja ndodhi në momentin kur Athletic ishte në avantazh 1-0, me Lindelof që ndërhyri me këmbën lart dhe, pasi goditi topin, përplasi Pradosin. Arbitri Siebert nuk akordoi as faull dhe as VAR-i nuk ndërhyri për ta ndryshuar vendimin. Asnjë masë ndaj Lindelof dhe ndeshja vazhdoi për inat të baskëve, që më pas u shkatërruan në pjesën e dytë. Pas kthimit në dhomat e zhveshjes, Prados u mjekua me disa qepje në këmbë. Futbollisti vazhdoi të luante me dhimbje deri rreth 15 minuta nga fundi, kur u detyrua të largohej. Trajneri Valverde komentoi mbi gjendjen e tij: “Pësoi një goditje të rëndë në tibie dhe një plagë të thellë. Nga ajo që pashë në fushë, më dukej një faull i rëndë dhe ai mori disa qepje. Nuk e di nëse ndërhyrja meritonte karton të kuq, por ishte shumë e shëmtuar.”

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI