Flash

Rrëzohet avioni në Kili, 6 të vdekur

Lapsi.al 8 May 2025
Rrëzohet avioni në Kili, 6 të vdekur

Një aeroplan me gjashtë persona në bord u rrëzua të mërkurën në mbrëmje pranë kryeqytetit kilian , ndërsa transportonte një pacient në një zonë pranë kufirit verior të vendit të Amerikës Latine, thanë autoritetet.

Kontakti me avionin u humb pranë kodrës El Roble, në zonën Curacavi, 40 kilometra në perëndim të kryeqytetit Santiago, sipas një deklarate nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil.

“Avioni i ambulancës Piper Cheyenne II, i regjistruar me kodin CC-CCC, ishte ngritur nga kryeqyteti Santiago me destinacion Arica dhe u rrëzua ndërsa mbante “gjashtë persona”, sqaroi DGAC nëpërmjet X.

Kërkimet janë duke u zhvilluar në zonë, ku janë përfshirë ekipe nga forcat ajrore, policia dhe zjarrfikësit. Zona, në “lartësi të madhe”, është “jashtëzakonisht e paarritshme”, tha kryebashkiaku i Curacao-s, Cristian Hernandez, për një rrjet televiziv kilian.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI