Flash

Përplasjet/ Kur Papa i ri kritikonte J.D. Vance dhe administratën Trump

Lapsi.al 8 May 2025
Përplasjet/ Kur Papa i ri kritikonte J.D. Vance dhe administratën
Nuk kishin kaluar as 10 ditë kur J.D. Vance mori detyrën si zv.President i SHBA dhe një deklaratë e tij bëri mobilizoi udhëheqësit e Kishës Katolike. Replika pati edhe mes tij dhe Kardinalit amerikan Prevost, i cili u zgjodh sot Papë me emrin Leon XIV. Në një postim në “X”, Prevost kishte komentuar në atë kohë se sa të papajtueshme ishin ato Vance thoshte për mësimet e Biblës. Megjithatë, në reagimin e tij të parë, J.D. Vance, i cili u konvertua në katolik në vitin 2019, e uroi Papën e ri dhe shprehu sigurinë e tij se "miliona katolikë amerikanë dhe të krishterë të tjerë do të luten për punën e tij të suksesshme të udhëheqjes së Kishës". Më 29 janar të këtij viti, Vance i tha Fox News: “Ekziston një ide e krishterë që thotë duaje familjen tënde, duaje të afërmin tënd dhe pastaj duaje komunitetin tënd, pastaj bashkëqytetarët e tu dhe pas kësaj, si përparësi, pjesën tjetër të botës. Një pjesë e madhe e së majtës ekstreme e përmbysi këtë”. Por a është e vlefshme kjo hierarki e propozuar nga Vance për dashurinë ndaj të tjerëve, pyesnin veten shumë njerëz. Për disa, kjo ishte e bazuar mirë, duke gjykuar nga ajo që thotë Letra e Parë e Apostullit Pal drejtuar Timoteut. “Kushdo që nuk kujdeset për të vetët dhe veçanërisht për familjen e tij, e mohon besimin dhe është më i keq se një jobesimtar”, shkruan ai (“nëse nuk kujdeset për të vetët, dhe veçanërisht për familjen e tij, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një jobesimtar”). Por Prevosti nuk ishte dakord me Vance. Në një nga postimet e tij të pakta në X, ai zgjodhi të ripostojë një artikull nga “National Catholic Reporter”, gazeta amerikane për Kishën Katolike duke theksuar se “Vance gabon: Krishti nuk na kërkon të kemi përparësi në dashurinë tonë për të tjerët". Në një ripostim tjetër, të vitit 2018, ai citoi një postim të bërë nga kryepeshkopi i Çikagos, i cili kritikonte politikën e administratës së parë Trump që ndante fëmijët emigrantë nga prindërit e tyre për deportim. "Nuk ka asgjë të krishterë, amerikane apo moralisht të mbrojtshme në një politikë që u merr fëmijët prindërve të tyre dhe i fut në kafaze. Kjo po bëhet në emrin tonë dhe turpi është mbi të gjithë ne”, - shkroi Kardinali Cupic që Prevosti e mbështeti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tym i bardhë në Vatikan, zgjidhet Papa i ti

Tym i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistine këtë të enjte pasdite, duke njoftuar se është zgjedhur një Papë. Ende nuk e dimë se kush është përzgjedhur, ...

18:12

Rrëzohet avioni në Kili, 6 të vdekur

Një aeroplan me gjashtë persona në bord u rrëzua të mërkurën në mbrëmje pranë kryeqytetit kilian , ndërsa transportonte një pacient në një zonë pranë kufirit ve...

12:39

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI