Flash

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

Çmenduri pas PSG - Arsenal, makina përplas tifozët: 44 të arrestuar, 3 të plagosur

Lapsi.al 8 May 2025
Çmenduri pas PSG - Arsenal, makina përplas tifozët: 44 të
Natë magjike për PSG që siguroi finalen e Champions League duke eliminuar në gjysmëfinale Arsenal, por edhe tragjike kur, pas ndeshjes, festimet në rrugët e kryeqytetit francez u shndërruan në tragjedi. Mes turmës së gëzuar në Avenue des Champs-Élysées, në zemër të qytetit, u fut papritur një makinë që tentoi të hapte rrugë duke përplasur të paktën tre tifozë. Që nga ai moment festa u shndërrua në përplasje të dhunshme, duke nxitur zemërimin e ultrasve parisienë: gurë ndaj vitrinave e makina u dogj. Të paktën 44 persona janë ndaluar nga forcat e rendit. Tifozët parisienë shkatërruan gjysmën e Parisit ndërsa festonin fitoren e PSG ndaj Arsenal dhe kalimin në finalen e Champions League, duke e kthyer një mbrëmje për t’u kujtuar në një përleshje të tmerrshme urbane me momente tensioni të lartë, kur – për arsye ende të panjohura dhe nën hetim nga forcat e rendit – një makinë u përplas me turmën në Champs-Élysées. Të paktën tre tifozë u përplasën nga automjeti dhe u dërguan në spital, prej të cilëve një duket se është në gjendje të rëndë. Menjëherë, dhjetëra tifozë të tjerë – që tashmë kishin nisur të sulmonin automjetin – e ndoqën makinën dhe e ndaluan. Pasi nxorën shoferin jashtë, i vunë flakën automjetit, që më pas u gjet i djegur disa metra larg skenës.

Incidente edhe para ndeshjes

Edhe para dhe gjatë ndeshjes në “Parc des Princes”, mijëra tifozë parisienë ishin mbledhur rreth stadiumit dhe në pika të tjera të qytetit. Shumë, pa biletë, kishin vendosur të qëndronin afër impiantit, duke ndjekur ndeshjen në mënyrën e tyre, duke shpërthyer në gëzim dhe festime shumë kohë para fishkëllimës së fundit. Më pas, që nga ai moment, incidentet vazhduan gjatë gjithë natës në pika të ndryshme të qytetit, me tifozët e PSG-së që nxorën në pah anën më të keqe të tyre. Nuk mjaftuan mbi 2.000 agjentë për të ruajtur rendin publik, me forcat e rendit që u detyruan të ndërhyjnë me ndalime të shumta: në fund do të jenë plot 44 tifozë të arrestuar, sipas të dhënave të marra direkt nga policia.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI