Flash

Zyrtare/ Dinamo – Partizani ndryshon datë: do të luhet më 10 maj në “Elbasan Arena”

Lapsi.al 7 May 2025
Zyrtare/ Dinamo – Partizani ndryshon datë: do të luhet më
Finalja e vogël, ajo për vendin e tretë e të katërt në Abissnet Superiore, do të luhet gjithësesi, edhe pse këtë herë vetëm për statistikë. Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në Final 4 e kanë siguruar prezencën në Europë për sezonin e ardhshëm, kështu që suksesi do të jetë moral. Dinamo City – Partizani, e vlefshme për vendin e tretë/katërt në “Abissnet Superiore”, do të zhvillohet më 10 maj, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Në fakt, përballja për vendin e tretë dhe të katërt, ku pjesëmarrës janë Dinamo e Partizani, fillimisht ishte e planifikuar për t’u luajtur më 9 maj në Elbasan. Ky ndryshim vjen për shkak të zhvillimit të garës ndërkombëtare Giro d’Italia në datat 9, 10 dhe 11 maj në Shqipëri, gjatë së cilës një pjesë e rrugëve do të jenë të bllokuara.

Lexo më tej: Egnatia në finalen titull me Vllazninë: Partizani del jashtë pa u mundur

Vendimi është marrë pas konsultimeve me Policinë e Shtetit dhe në dakordësi me klubet Dinamo City dhe Partizani.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI