Flash

Portugalia thërret djalin e Cristiano Ronaldos: hera e parë për të me kombëtaren

Lapsi.al 6 May 2025
Portugalia thërret djalin e Cristiano Ronaldos: hera e parë për

Cristiano Ronaldo dhe Portugalia mbeten një lidhje e pandashme. Federata Portugeze njoftoi sot listën e futbollistëve të thirrur për përfaqësuesen U15 në kuadër të Turneut Ndërkombëtar “Vlatko Markovic”. Mes të grumbulluarve është edhe emri i Cristiano dos Santos, që aktivizohet me Al Nassr. Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo Jr., djali i pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, i cili tashmë po hedh hapat e tij të parë ndërkombëtarë me fanellën e Portugalisë. Emri i tij është përfshirë në listën me 21 lojtarë që nga data 13 deri më 18 maj do të përballen me Japoninë, Greqinë dhe Anglinë.

Lexo më tejCristiano Ronaldo flet me vete: gafa me portën bosh eliminon Al Nassr nga Champions

Skuadra do të luajë katër ndeshje: të parën kundër Japonisë më 13 maj, më pas ndaj Greqisë më 14 maj dhe kundër Anglisë më 16 maj. Takimi i katërt dhe i fundit do të zhvillohet më 18 maj, por kundërshtari ende nuk është përcaktuar. Përveç ndeshjeve, kombëtarja portugeze do të zhvillojë edhe katër seanca stërvitore, dy në Cidade do Futebol dhe dy të tjera në Kroaci. Këto do të jenë momente të rëndësishme për të parë në veprim veçanërisht debutuesit, mes tyre edhe Cristiano Ronaldo Jr., i cili do të veshë fanellën e Portugalisë plot 24 vite pas debutimit të babait të tij në vitin 2001.

Story e publikuar nga Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo Jr. është rritur në botën e futbollit përkrah të atit. Jo vetëm përmes ekipeve ku ka luajtur – Juventus, Manchester United dhe tani Al Nassr – por edhe në sjellje dhe disiplinë. Vetë Cristiano Ronaldo ka treguar në disa raste për mënyrën sesi e ka edukuar të birin për t’i dhënë drejtim të duhur në karrierë. Në rrjetet sociale janë të shumta fotot dhe videot e dyshes që ndajnë kohën mes fushës së lojës dhe palestrës.

story

Reagimi i CR7 pas thirrjes së djalit të tij me Portugalinë

Cristiano Ronaldo ka reaguar me krenari në rrjetet sociale. Përmes Instagramit të tij zyrtar, ai ndau foton e listës së të ftuarve në kombëtaren U15, marrë nga faqja zyrtare e Federatës. “Jam krenar për ty, biri im” – shkroi sulmuesi i Al Nassr. Tani i mbetet ta ndjekë me emocion rrugëtimin e të birit në këtë aventurë të re, duke shpresuar që ajo të jetë po aq e suksesshme sa e tija. Kulmi i karrierës së Cristiano Ronaldos me përfaqësuesen portugeze mbetet fitorja e Euro 2016.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI