Flash

Një grua akuzon Marcus Thuram për rrahje, publikon videon: “Nuk do t'i ndodhë asgjë”

Lapsi.al 6 May 2025
Një grua akuzon Marcus Thuram për rrahje, publikon videon: “Nuk
Vigjilja e gjysmëfinales së shumëpritur të Champions League mes Inter e Barcelonës, e planifikuar për mbrëmjen e sotme në “San Siro”, është tronditur nga akuzat e rënda për dhunë në familje të bëra nga një grua, Charlotte Lavish, ndaj Marcus Thuram. Në një video të gjatë të postuar në TikTok dhe më pas të shpërndarë edhe në X, gruaja – influencuese dhe aktore e filmave për të rritur – rrëfen çfarë ka ndodhur tre vite më parë, në vitin 2022, kur sipas saj është rrahur nga sulmuesi francez. Në pamjet filmike, gruaja tregon mavijosje të mëdha të shkaktuara nga agresioni i pretenduar i 27-vjeçarit, duke specifikuar se ato imazhe i përkasin shtatë ditëve pas dhunës fizike. Gjithsesi, hetimi përkatës është mbyllur nga Prokuroria, e cila nuk ka gjetur asnjë provë që mbështet rrëfimin e bërë nga gruaja.

Akurat ndaj Marcus Thuram në videon e regjistruar nga Charlotte Lavish

Në fillim të videos, Charlotte thotë se Thuram, i cili duket qartë dhe është lehtësisht i identifikueshëm, e ka mbyllur në shtëpi, i ka marrë pasaportën dhe e ka sulmuar, duke i kërkuar të mos e filmonte dhe më pas duke ia grisur telefonin. Sipas rrëfimit të saj, futbollisti i Interit – i cili asokohe luante ende në Gjermani, te Borussia Monchengladbach – e ka kapur për kyçin e këmbës dhe e ka tërhequr zvarrë nëpër dhomë. Në atë moment, fqinjët i kanë dëgjuar britmat dhe kanë thirrur policinë, e cila shfaqet më pas në vendin e ngjarjes për hetimet përkatëse. Charlotte deklaron se ka bërë një “rape kit” (një set për mbledhjen e provave në rast të sulmit seksual) dhe ua ka treguar mavijosjet policisë. Ngjarja, e ndodhur tre vite më parë, shfaqet tani krejt papritur: duhet theksuar se aktualisht nuk ka asnjë gjurmë të ndonjë procesi gjyqësor ndaj Marcus Thuram që lidhet me këto akuza. Në pyetjen që iu bë në X mbi arsyen pse ka qëndruar në heshtje gjatë gjithë kësaj kohe dhe përse ka folur vetëm tani, gruaja u përgjigj: “M’u desh një vit i tërë për ta përfunduar rastin. Po përpiqesha të ndjek rrugën ligjore, por tani nuk më intereson më. Nuk kam asnjë përfitim ekonomik dhe shumë gjasa që ai të mos ketë pasoja për atë që më bëri”.

Lexo më tej: Thuram prek topin me dorë në golin e kontestuar të Parma-Inter: ja pse nuk u anulua

Dhe më tej, duke iu përgjigjur atyre që mendojnë se po flet tani vetëm për të përfituar para, Charlotte ka replikuar: “Nuk ka asnjë rast të hapur. Si mund të përfitoj para nëse nuk ka një çështje? Po ndaj historinë time për procesin tim të shërimit. Shpresoj që ai të shkojë në burg, por jam e sigurt që kjo nuk do të ndodhë.” Një histori e shëmtuar, pak orë para një prej ndeshjeve më të rëndësishme të karrierës së Thuram dhe në historinë e Interit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI