Flash

Nëse Inter e Barcelona shkojnë te 11-metërshat, ja kush do të godasë penalltitë

Lapsi.al 6 May 2025
Nëse Inter e Barcelona shkojnë te 11-metërshat, ja kush do

Me vërshëllimën e parë të gjyqtarit, Inter e Barcelona do të rinisin nga rezultati 3-3 i ndeshjes së parë. Gjithçka është për t’u riluajtur për të dyja skuadrat që në “San Siro” do të luftojnë për një vend në finalen e ardhshme të Champions League, kundër njërës mes PSG-së dhe Arsenalit. Janë të larta gjasat për një tjetër ndeshje spektakolare dhe përse jo, për një tjetër barazim? Nëse ndodh kështu, atëherë do të luhen shtesat dhe vetëm në rast të një barazimi të ri, finalistja do të vendoset nga penalltitë.

Simone Inzaghi i ka të qarta prej kohësh emrat e gjuajtësve të penalltive në skuadrën e tij, duke filluar nga njëri prej specialistëve absolutë, Hakan Calhanoglu, e duke përfunduar te Lautaro Martinez. Megjithatë, gjendja fizike jo ideale e argjentinasit mund ta detyrojë trajnerin e Inter ta zëvendësojë përpara se të arrihet te penalltitë. E në këtë rast në fushë mund të futet Taremi, i cili ka realizuar plot 59 penallti nga 69 të ekzekutuara në karrierë: një specialist i vërtetë. Por karta surprizë e teknikut Inzaghi mund të jetë Francesco Acerbi, që shënoi dy vite më parë në serinë e penalltive kundër Atletico Madrid.

Lexo më tej: Asllani mban Inter në lojë për titullin e sfidon Barcelonën: "Ne besojmë"

Mbrojtësi zikaltër është një prej shtyllave të mbrojtjes së Inter dhe me siguri nuk do të jetë ndër lojtarët që rrezikon të zëvendësohet, përveç rasteve të jashtëzakonshme. Por nuk duhet anashkaluar as alternativa Zielinski, i cili kundër Juventus në kampionat realizoi dy penallti në barazimin spektakolar 4-4, edhe pse më parë kishte gabuar një 11-metërsh në Champions me Feyenoord. Përveç tyre, ndër kandidaturat për të gjuajtur penalltitë janë edhe Asllani – autor i një goli nga pika e bardhë kundër Veronës në javën e fundit të kampionatit – si dhe Barella e Mkhitaryan.

Kush janë kandidatët për të gjuajtur penalltitë te Barcelona

Sa i përket Barcelonës, është e lehtë të hamendësohet se Lewandowski do të jetë një nga emrat kryesorë për të gjuajtur një nga penalltitë. Duhet parë situata e Yamal, ylli i kësaj ndeshjeje, i cili megjithatë nuk ka goditur asnjëherë penallti me ekipin e parë të Barcelonës, por vetëm me moshat e Spanjës, ku ka shënuar të tre goditjet. Opsionet e tjera për trajnerin Flick janë Raphinha, Pedri, Dani Olmo dhe nga stoli Gavi e Fermin, të cilët mund të futen në fushë dhe të gjuajnë. Nuk përjashtohet as kandidatura e De Jong.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI