Flash

Friedrich Merz zgjidhet Kancelar i Gjermanisë, por çfarë sikleti në Bundestag

Lapsi.al 6 May 2025
Friedrich Merz zgjidhet Kancelar i Gjermanisë, por çfarë

Friedrich Merz u zgjodh Kancelar i Gjermanisë nga Bundestagu në raundin e dytë të votimit të martën. Ai mori në raundin e dytë nëntë vota më shumë se shumica absolute e nevojshme për zgjedhjen e kancelarit.

Lideri konservator gjerman Friedrich Merz u zgjodh Kancelar i Gjermanisë nga parlamenti federal Bundestag në raundin e dytë. Në votimin e fshehtë ai mori 325 vota pro dhe në këtë mënyrë 9 vota më shumë se shumica e nevojshme prej 316. Grupet parlamentare të koalicionit CDU/CSU dhe SPD kanë 328 vende në Bundestag.

Suksesi erdhi pasi më parë aleanca CDU/CSU me Socialdemokratët (SPD) pa pritur nuk arriti shumicën e nevojshme absolute për Kancelarin në përpjekjen e parë.

"Ju falenderoj për besimin dhe e pranoj zgjedhjen", deklaroi Friedrich Merz, pasi u pyet nga Presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner "a e pranon zgjedhjen".

Presidenti Frank-Walter Steinmeier i dorëzoi Friedrich Merzit dokumentin e emërimit zyrtar si Kancelar. Merz mban ne dore dokumentin e emerimit.

Pas kësaj, Friedrich Merz udhëtoi në Pallatin Bellevue: Presidenti Frank-Walter Steinmeier i dorëzoi Friedrich Merzit dokumentin e emërimit zyrtar si Kancelar.

I kthyer në Bundestag, Friedrich Merz bëri betimin si Kancelar mbi tekstin e origjinalit fillestar të Ligjit Themelor, kushtetutës së Gjermanisë, të sjellë posaçërisht në sallë, me këto fjalë: "Unë betohem se do t'ia kushtoj fuqinë time mirëqënies së popullit gjerman, të shtoj dobitë për të, ta mbroj atë nga dëmet, se do të ruaj dhe mbroj Ligjin Themelor dhe ligjet e federatës, se do t'i plotësoj me ndërgjegje detyrimet e mia dhe do të ushtroj drejtësi përballë të gjithëve. Më ndihmo, Zot!"

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier emëroi zyrtarisht në orën 18 edhe 17 ministrat e qeverisë. Pas betimit të tyre në Bundestag, qeveria e re e Gjermanisë nën Kancelarin Friedrich Merz fillon punën.

Situatë e papritur paradite

Që votimi për kancelarët në Gjermani është akt me të panjohura, kjo nuk është e re. Këtu ndikon edhe fakti që kandidati për kancelar zgjidhet me votë të fshehtë. Ish-kancelari i pasluftës Konrad Adenauer u zgjodh në post me vetëm një votë me tepër se shumica e nevojshme absolute. Vetëm dy vota më tepër se shumica e nevojshme mori atëherë në votimin për kancelar edhe Helmut Kohl. Kjo nuk i pengoi ata ta drejtojnë përkatësisht 14 vjet dhe 16 vjet Gjermaninë.

Por pak orë më parë në Bundestag patëm një sensacion: kreu i CDU-së Friedrich Merz nuk u zgjodh në raundin e parë të zgjedhjeve për kancelar në Bundestag. Në një votim të fshehtë, ai mori 310 vota, gjashtë më pak se shumica e nevojshme prej 316.

"Deputeti Friedrich Merz nuk mori shumicën e kërkuar prej të paktën 316 votash," deklaroi Presidentja e Bundestag-ut Julia Klöckner. "Në përputhje me Nenin 63 (2) të Ligjit Themelor, Kancelari Federal i Republikës Federale të Gjermanisë nuk është zgjedhur." Sipas Klöcknerit, në votim morën pjesë 621 nga 630 deputetët.

Grupet parlamentare diskutuan procedurën

Kjo nuk kishte ndodhur më parë në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë. Asnjëherë më parë, pas zgjedhjeve të Bundestagut dhe negociatave të suksesshme të koalicionit nuk kishte dështuar në Bundestag një kandidat për kancelar. Si rezultat, seanca e Bundestagut u ndërpre. Grupet parlamentare diskutuan se si të vazhdojnë.

Ish-kancelari Scholz i jep dorën per ta uruar Merzin

Presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner, tha më pas se kishte thirrur një raund të dytë për të mërkurën, për të deklaruar më vonë se raundi i dytë do të mbahej po të martën (06.05). Sipas burimeve të Bundestagut, kjo u parapri nga konsultime midis Presidentes të Bundestagut dhe grupeve parlamentare.

Mbështetje nga CDU për Merzin

Kreu i CDU-së, Friedrich Merz, ishte i vendosur të kandidonte përsëri dhe kishte marrë mbështetje dërrmuese në grupin parlamentar. Brenda grupit parlamentar të partive unioniste, u deklarua se partitë unioniste mbështesin Merzin, se kjo është në ADN-në e Unionit. Votat e mbetura mund të vinin vetëm nga SPD-ja. Duartrokitje për Merzin u dëgjuan në sallën e grupit parlamentar të partive unioniste për disa minuta.

Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann kërkoi një vendim të shpejtë. Evropës i duhet një Gjermani e fortë, deklaroi Linnemann në Bundestag. Kjo është arsyeja pse nuk mund të presim me ditë të tëra. "Kjo nuk është shaka," deklaroi politikani i CDU. Procedura ligjore po studiohet, tha ai, "sepse nuk ka shumë përvojë në këtë fushë".

Merzi dhe bashkëkryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, kishin theksuar të hënën (05.05) se kishin një shumicë të qartë të grupeve të ardhshme parlamentare për zgjedhjen e kancelarit. Në mbledhjet e jashtëzakonshme të grupeve parlamentare të mbajtura në mëngjes, si partitë unioniste ashtu edhe SPD konfirmuan se të gjithë deputetët ishin të pranishëm.

Me sa duket kishte pakënaqësi

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, fakti që deputetët e partive unioniste dhe SPD-ja nuk votuan për Merzin në raundin e parë u shpjegua në qarqet e koalicionit me ekzistencën e një sërë pakënaqësish. Midis tyre mund të ishin politikanë që nuk fituan poste në formimin e qeverisë.

Megjithatë, SPD kishte gjithashtu rezerva themelore për Merzin. Edhe partitë unioniste dyshojnë se votat e munguara erdhën nga SPD-ja, sipas një burimi të konsultuar nga Reuters. Por grupi parlamentar i SPD-së nuk e pa përgjegjësinë për rezultatin që bie brenda radhëve të tij.

"Ne supozojmë se ka konsensus të plotë. Askush nuk mungonte", sipas deklaratave të personave pranë Klingbeilit, të raportuara nga agjencia e lajmeve dpa. Por qarqe të tjera kishin sugjeruar më parë se pakënaqësia me pushtetin e Klingbeilit mund të kishte kontribuar në refuzimin për të dhënë mbështetjen e tij.

Ish-kancelarja Angela Merkel përshëndet të pranishmit në sallën plenare të Bundestagut në fillim të seancës për votimin për kancelarin e ri

Nga ana tjetër tek partitë unioniste, kritika solli ndryshimi i politikës financiare pas zgjedhjeve, me lehtësimin e frenës së borxhit për shpenzimet e mbrojtjes dhe një fond të veçantë prej miliarda eurosh për infrastrukturën.

Seanca e votimit u ndoq në sallë nga një numër i madh të interesuarish. Në mënyrë të veçantë, Presidentja e Bundestagut Julia Klöckner përshëndeti në fillim të seancës në sallë ish-kancelaren Angela Merkel. /DW

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI