Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Harry Kane thyen mallkimin, 31-vjeç fiton trofeun e parë: poston vetëm një emoji

Lapsi.al 5 May 2025
Harry Kane thyen mallkimin, 31-vjeç fiton trofeun e parë: poston
Bayern Munich fitoi Bundesligën – dhe kjo nuk është ndonjë risi. Për bavarezët është titulli i dymbëdhjetë në trembëdhjetë sezonet e fundit (!), vetëm vitin e kaluar iu iku nga duart suksesi. Ky titull ka një shije të veçantë për Harry Kane, i cili, në moshën 31-vjeçare, fiton më në fund trofeun e tij të parë në karrierë.

Dymbëdhjetë Bundesliga në 13 vjet për Bayern Munich

Retorika e “më në fund ia doli”, apo “në jetë nuk duhet dorëzuar kurrë sepse gjithmonë ka një rast për të gjithë”, kësaj here nuk vlen. Sepse Bayern është një garanci absolute. Por Harry Kane gjithsesi ka pritur gjatë për të fituar titullin e tij të parë. Sepse në sezonin e tij të parë në Mynih, ai përfundoi me një “zero tituj” të bujshëm. Barazimi 2-2 i Freiburgut kundër Bayer Leverkusen i jep mundësi Bayern Munich të fitojë titullin e 34-të. I pari me Kompany në pankinë.

Postimi i përmbajtur i Harry Kane për Bundesligën

Ai e festoi në mënyrë të përmbajtur, në stilin e tij. Në profilin e tij në ‘X’ nuk shkroi asnjë fjalë, por postoi vetëm një emoji – atë të një kupe, më të qartë nuk mund të ishte. Një trofe, i pari në karrierë, absolutisht i merituar.

Shumë tituj personalë për sulmuesin

Ka festë të madhe për Kane, i cili në aspektin personal nuk i ka munguar asgjë: golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës, por edhe në Evropian, tre herë golashënues i Premier League dhe gjithashtu golashënues në një edicion të Ligës së Kampionëve. Golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Anglisë. Dhe Fituesi i Këpucës së Artë 2023-2024. Me pak fjalë, një CV e jashtëzakonshme. Në aventurën e tij të re ka vazhduar të shënojë me ritëm të frikshëm: 60 gola në 60 ndeshje me Bayernin në Bundesliga, 80 gjithsej në 89 ndeshje.

Gjashtë finale të humbura për Harry Kane

Megjithatë, në rekordet e tij figurojnë edhe humbje të rënda: një finale e humbur e Ligës së Kampionëve, dy finale të Evropianëve të humbura (kundër Italisë dhe Spanjës), plus tre finale të tjera të humbura (dy në Kupën e Ligës angleze dhe Superkupa e Gjermanisë). Tani, më në fund, trofeu i parë në karrierë. Kane feston, dhe këtë herë mund ta bëjë me gëzim të vërtetë – do ta ndajë këtë moment edhe me Thomas Müller, i cili do të largohet nga Bayern në fund të sezonit dhe që ka fituar plot 34 trofe në karrierë (13 herë kampion i Gjermanisë, një rekord absolut).

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI