Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Alexander-Arnold braktis Liverpool pas 20 vitesh, mesazhi është prekës: “Jam borxhli”

Lapsi.al 5 May 2025
Alexander-Arnold braktis Liverpool pas 20 vitesh, mesazhi është
Që nga sezoni i ardhshëm, Trent Alexander-Arnold nuk do të jetë më një lojtar i Liverpool. Mungesa e rinovimit të kontratës tani është zyrtare, ashtu si edhe zërat që prej disa muajsh insistonin me forcë për largimin e tij: titulli i fituar një javë më parë ishte suksesi i tij i fundit me Reds, i ardhur në fund të një historie shumë të gjatë që nisi në vitin 2004 në klubin e qytetit ku ka lindur dhe është rritur, deri sa u bë një nga idhujt më të mëdhenj të të gjithë tifozëve. Ka qenë vetë ai që ka njoftuar largimin në fund të këtij sezoni me një video që përmbledh të gjitha momentet më të mira dhe një letër drejtuar të gjithë atyre që ndër vite i kanë qëndruar pranë dhe kanë gëzuar me të për sukseset. Një moment prekës, por që në fakt ndjehej në ajër prej kohësh. Sipas zërave, në verë ai do të fluturojë drejt Real Madridit që e ndjek prej kohësh dhe që tani mund ta afrojë me parametër zero, duke qenë se kontrata me anglezët skadon natyrshëm.

Alexander-Arnold i jep lamtumirën Liverpool

Kanë kaluar 20 vjet që nga momenti kur mbrojtësi i djathtë vuri për herë të parë këmbë në Akademinë e Reds. Ka kaluar të gjitha etapat deri te skuadra e parë, e fituar në vitin 2016 nën drejtimin e Klopp, dhe që nga ai moment ka qenë gjithmonë titullar fiks. Për këtë arsye ai zgjodhi të dalë vetë për të dhënë lajmin e largimit të tij: “Pas 20 vitesh te Liverpool Football Club, ka ardhur momenti për mua që të konfirmoj se do të largohem në fund të sezonit. Kjo është, pa dyshim, vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time. E di që shumë prej jush janë pyetur pse ose janë ndier të zhgënjyer që nuk kam folur ende, por qëllimi im gjithmonë ka qenë të përqendrohem vetëm te interesi i skuadrës, domethënë sigurimi i titullit të 20-të.” Alexander-Arnold do ta mbyllë karrierën e tij te Liverpool me 352 paraqitje, 23 gola dhe nëntë trofe, mes të cilëve dy Premier League, një Champions League (i paharrueshëm këndi i ekzekutuar me shpejtësi në gjysmëfinalen kundër Barcelonës) dhe një Kupë Bote për Klube. Anësori ka qëndruar në qytet gjatë gjithë jetës së tij dhe ndiente nevojën për stimuj të rinj: “Do të jem përgjithmonë borxhli ndaj jush. Por nuk kam njohur kurrë asgjë tjetër dhe ky vendim lind nga nevoja për të përballuar një sfidë të re, për të dalë nga zona ime e rehatisë dhe për të shtyrë veten përtej kufijve të mi si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.”

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI