Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

"36 javë në vendin e parë, e merituam": Tetova justifikon barazimin, Gega e pranon

Lapsi.al 5 May 2025
"36 javë në vendin e parë, e merituam": Tetova

“Jam i lumtur, një kampionat i gjatë, 36 javë në vendin e parë, e merituam. Kam rezerva për lojën, në 25 metrat e fundit. Daljet nga poshtë kanë qenë mirë.Nga fraksioni i dytë i pjesës së parë. Mendoj që me rastin e Lushkjas në fillim, duhet të kishim shënuar". Edlir Tetova i gëzohet barazimit pa gola me Partizanin, që e kualifikon në finalen titull me Vllazninë. Egnatia ka kryesuar kampionatin në sezonin e rregullt dhe kthehet të diskutojë titullin për sezonin e dytë radhazi.

Një ndeshje delikate, me Partizanin të detyruar të fitonte. Ky favor rezultoi përcaktues për rrogozhinasit. Tani Tetova pret një provë të fundit nga skuadra e tij, për të bërë të tijin kampionatin. "Guindo më është dashur këto dy ndeshje, për finalen do të shikoj të analizoj dhe të vendos. Ndaj Vllaznisë është një ndeshje finale, nuk shikohet kundërshtari në këto pozita, do të jetë ndeshje e bukur, t’ia lemë fushës, të fitojë më i miri”, deklaroi Edlir Tetova.

GEGA: "E VËSHTIRË KUR LUAN PËR NJË REZULTAT"

Dëshira është e madhe. Jam i kënaqur. Ndryshe dilet kur humbet një ndeshje pa dhënë asgjë, besoj se dhamë gjithçka. Pak e vështirë kur luan me dy rezultate, është edhe pak risk të hapesh nga dëshira për ta mbyllur sa më shpejt. Lodhja duket, lojtarët bënë më të mirën por lodhja e bëri të vetën". Skënder Gega pranon humbjen, përballë një kundërshtari që kishte luajtur 120 minuta plus penalltitë vetëm tre ditë më parë. Tekniku i të kuqve sidoqoftë nuk duket shumë i zhgënjyer: "A jam i mërzitur? Mërzitë janë të ndryshme, unë dëshpërohem kur nuk luaj mirë futboll, kur nuk japim. Kjo është tjetër mërzi. Patjetër edhe unë kam ëndrrat e mia, edhe tifozët e klubi, çdo njeri ka ëndrra. Por nganjëherë duhet të pranosh realitetin. Është një ndeshje që ne nuk e humbëm, e barazuam, falë edhe asaj që na çoi në vend të katërt e nuk na dha shansin për barazimin që ta kishim ne por e kishin ata. Atyre u uroj suksese, edhe ekipeve të tjera në “Final Four”.

Lexo më tej: Egnatia në finalen titull me Vllazninë: Partizani del jashtë pa u mundur

Gega pastaj foli edhe për të ardhmen: "Të gjithë duhet të bëjmë analizë. Unë për sa kohë sa jam do të bëj analizë e do jem shumë i hapur e i qartë për të ardhmen. Klubi është investim i madh e ndërmarrje e madhe që duhen qartësuar gjërat ku do të ndërhyjmë. Duhet të jemi shumë të sinqertë për pretendimin që ka klubi, për investimin që është bërë. Do të shohim objektivat, do të jenë realiste. Por para se të hyjmë në kampionat, duhet që të jemi 100%, të kemi goditur edhe në ndërhyrje".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI