Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Vllaznia në finale: kuqeblutë hakmerren ndaj Dinamos mes tensionit e polemikave

Lapsi.al 4 May 2025
Vllaznia në finale: kuqeblutë hakmerren ndaj Dinamos mes tensionit e

Vllaznia siguron finalen e madhe të “Final 4” pas një përballjeje dramatike ndaj Dinamos. Skuadra e Brdaric është bërë finalistja e parë e edicionit 2024/25 në fazën përmbyllëse të kampionatit, të njohur si “Final 4”. Shkodranët siguruan një fitore të rëndësishme 2-1 në “Arenën Kombëtare” përballë Dinamos, duke hedhur një hap të madh drejt titullit kampion.

Ndeshja nisi me intensitet të lartë dhe ritëm të shpejtë, ku të dyja skuadrat kërkuan që në minutat e para të vendosnin autoritetin e tyre në fushë. Pjesa e parë rezultoi e mbushur me emocione dhe polemika, veçanërisht për shkak të vendimeve të arbitrave. Gjyqtari Enea Jorgji akordoi tre penallti në total, dy prej të cilave në favor të Vllaznisë, të cilat u shndërruan në gol nga sulmuesi Bekim Balaj. Ndërkohë, një 11-metërsh i dhënë fillimisht për Dinamon u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it, çka shkaktoi protesta nga lojtarët dhe stafi teknik i bluve. Falë dy realizimeve të Balajt nga pika e bardhë, kuqeblutë shkuan në pushimin mes pjesëve me epërsi të dyfishtë, duke marrë një avantazh të rëndësishëm psikologjik.

[video width="662" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/05/6817b25cbab97.mp4"][/video]

Lexo më tej: Tirana mbijeton falë autogolit në minutën e 90’: Hysenllari shpëton Shkëmbin e Memën

Në pjesën e dytë, panorama e lojës ndryshoi tërësisht. Dinamo u hodh në sulm dhe mori kontrollin e ndeshjes, duke e mbajtur Vllazninë tërësisht në gjysmëfushën e saj. Vetëm pak minuta pas rifillimit të lojës, ishte Mandela Itodo që ngushtoi diferencën me një gol të shpejtë, duke i rikthyer shpresat te ekipi kryeqytetas. Megjithatë, pavarësisht presionit të pandërprerë dhe disa rasteve të rrezikshme, Dinamo nuk arriti të konkretizojë, duke u përplasur shpesh me një Vllazni të përqendruar në mbrojtje dhe me pritjet vendimtare të portierit Jukaj.

[video width="662" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/05/6817b451a9872.mp4"][/video]

Në fund, ishte Vllaznia ajo që festoi, duke marrë biletën për finalen e madhe të “Final 4”, ku do të ketë mundësinë të luftojë për titullin kampion të Shqipërisë. Dinamos, ndërkohë, i mbetet ngushëllimi i trofeut të Kupës së Shqipërisë, të fituar pak ditë më parë, si dhe kthimi në arenën europiane pas shumë vitesh mungesë.

[video width="662" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/05/6817bd0359927.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI