Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Yamal habiti botën ndaj Inter, babai i tij çmendet në tribunë: video bëhet virale

Lapsi.al 2 May 2025
Yamal habiti botën ndaj Inter, babai i tij çmendet në
Lëvizjet e të riut Lamine Yamal i kanë impresionuar dhe mahnitur të gjithë: një fenomen, një kampion, Messi i ri. Dhe me radhë: të gjitha të merituara për një talent që në vetëm 17 vjeç dha prova ekstreme të talentit të tij të kristaltë në gjysmëfinalen mes Barcelonës dhe Interit. Magjepsi tifozët, të pasionuarit dhe kundërshtarët. Jo babain e tij, i cili, i pranishëm në tribunë, ndoqi gjestet e birit të vet, duke shpërthyer në një festim të çmendur në momentin e golit magjik me të cilin blaugranat u rikthyen në lojë. Një aksion që tashmë bën pjesë në historinë e futbollit, një vepër teknike dhe atletike që tashmë është për në almanakun e futbollit, për t’u treguar të rinjve, realizuar nga “17-vjeçari më i moshuar i futbollit”, siç e kanë quajtur në Spanjë teksa festonin Lamine Yamal, ende jo tetëmbëdhjetë vjeç dhe tashmë në aromën e Topit të Artë të ardhshëm. Goli me të cilin ai poshtëroi të gjithë mbrojtjen zikaltër dhe kënaqi botën, ishte diçka magjike që la pa fjalë kundërshtarët, u komentua gjatë gjithë pasndeshjes dhe në ditët në vijim. Dhe bëri që të shpërthenin në festë mijëra tifozë blaugrana në tribunë dhe ata të ngjitur para ekraneve televizive.

I ati "çmendet" në tribunë

Mes të pranishmëve në Montjuïc, ishte edhe babai i Lamine, Mounir Nasraoui, me profesion bojaxhi ndërtimi, me origjinë nga Larache, në Marok. Dhe ishte ai që tërhoqi vëmendjen e atyre që ndodheshin pranë tij në tribunë në momentin e saktë kur i biri mahniti me kryeveprën e golit të përkohshëm 1-2. Telefonat celularë qëndruan fare pak në fushë, duke u kthyer menjëherë nga gëzimi shpërthyes i babait Mounir: i veshur rreptësisht si tifoz, me fanellën blaugrana që mbante emrin e të birit dhe numrin e tij 19, nuk mundi të përmbante gëzimin e tij. Me krahët lart dhe grushta të shtrënguar, britma gëzimi, përqafime me ata që kishte pranë dhe pastaj të gjithë tensionin e shkarkuar mbi kangjellat e afërta. E gjithë kjo përfundoi, natyrisht, online në rrjetet sociale, në një video me miliona klikime.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI