Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Slot zbulon mesazhin që i ka dërguar Klopp për Liverpool: “Je pjesë e historisë”

Lapsi.al 2 May 2025
Slot zbulon mesazhin që i ka dërguar Klopp për Liverpool:
Në vitin e tij të parë në pankinën e Liverpool, Arne Slot ka shijuar kënaqësinë e të fituarit të Premier League, të dytën në historinë e klubit. Një sukses që erdhi pesë javë përpara fundit, falë fitores kundër Tottenham-it dhe që u festua me shumë entuziazëm nga të gjithë lojtarët në fushë: është kurorëzimi i një ëndrre të madhe, përveçse të jetë edhe suksesi i parë pas epokës së madhe të Jurgen Klopp. Gjermani kishte qenë i pari që u kishte dhuruar Premier në duart e Reds dhe pasardhësi i tij ka arritur të vazhdojë shumë mirë punën. Nuk mund të mungonin urimet publike nga ish-trajneri, por sigurisht që të dy kanë shkëmbyer edhe mesazhe private, të cilat deri tani kanë mbetur sekret. Por në konferencën e fundit për shtyp, holandezi ka treguar atë që i ka thënë paraardhësi i tij, gjithmonë i vëmendshëm ndaj fatit të Liverpool edhe tani që e sheh futbollin nga një pozicion më i largët se pankina.

Çfarë i tha Klopp

Slot është një trajner i pak fjalëve, që nuk humbet kohë me biseda, por pas fitores së titullit me Liverpool mund të çlodhet. Në konferencë për shtyp ai foli për të gjitha mesazhet që ka marrë gjatë javës, duke nisur sigurisht nga ato të personazheve më të famshëm: “Personi më i famshëm që më ka shkruar? Mendoj se është Jurgen Klopp”. E lehtë të zgjedhësh një emër të njohur që edhe pas një viti bën ende të rrahin të gjitha zemrat e Anfield. Por çfarë kanë thënë mes tyre? Këtu trajneri mbetet mjaft i vagullt, por përcjell gjithë krenarinë e gjermanit: “Ato që më kanë thënë pothuajse të gjithë: urime, tani e di sa i veçantë është klubi ynë, tani edhe ti je pjesë e historisë, gjëra të tilla. Ishte vërtet i lumtur për mua, për lojtarët, për stafin, për tifozët. Të gjithë ne e njohim Jurgen, kështu që po. Ndoshta kam harruar dikë, por mendoj se ai ishte më i famshmi”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI