Lexo më tej: Dyshime mbi fashot në duart e lojtarëve të Barcelonës, Dr. Mihic: “Nuk besoj te moda”
Një postim enigmatik, sepse nuk ka një mesazh të qartë që tregon një qëndrim të prerë ndaj atyre deklaratave. Futbollisti i ri ia lë të tjerëve interpretimin, duke ofruar detaje të tjera me të cilat duket se përgënjeshtron atë lloj teorie konspirative të motivuar nga mjeku, aktualisht këshilltar i madrilenëve.
Pse gjithë kjo vëmendje ndaj atij detaji?
Pablo Torre dhe Gavi kanë qenë të detyruar të përdorin ato fashime për shkak të dëmtimeve. E njëjta arsye edhe për Raphinha, që mund të ketë marrë një goditje në atë pjesë të trupit. Lojtarë të tjerë të katalanasve si Lamine Yamal, Pau Víctor dhe Robert Lewandowski kanë ngjallur gjithashtu kureshtje. Ka nga ata që kanë hedhur hipotezën se bëhej fjalë për një lloj supersticioni personal, një zakon i marrë dhe i mbajtur pas një incidenti loje apo, madje, një lloj kapriçoje. Dhe ka nga ata që kanë mbështetur idenë se, ndoshta, pas atij mashtrimi mjaft të dukshëm fshihej një tjetër shpjegim.“Nuk besoj aspak se është një modë…”, pranoi në një intervistë për Marca doktor Mihic, i cili në shpjegimin e reflektimit të tij për këtë çështje ishte gjithashtu mjaft i ashpër. “Nëse dëshiron një akses venoz më të lehtë, atëherë përdor kyçet e dorës.” Çfarë donte të thoshte? Nuk ishte dhe as mund të ishte shumë i qartë, por me një deklaratë të tillë bëri që njerëzit të mund të nxirrnin përfundime të debatueshme mbi praktika që do të fshehnin shkelje (vetëm të supozuara) të rregulloreve. Mihic nuk i përmend kurrë drejtpërdrejt futbollistët e Barcelonës, por nga ajo që thotë është shumë, shumë e lehtë të kuptosh për kë bëhet fjalë. Ai vetë jep një të dhënë kyçe. “Mund të ndodhë që kanë ndërmend lojëra strategjie, që luajnë shumë futboll tavoline… ashtu siç mund të ndodhë që nuk e kanë korruptuar Negreira.”? La explicación del doctor Niko Mihic, ex médico del Madrid, sobre los numerosos vendajes en las muñecas que se ven últimamente entre los futbolistas ? "Si quieres tener un acceso venoso es en las manos y muñecas" https://t.co/wiaO213OS9 pic.twitter.com/e00wzFxNn1
— MARCA (@marca) April 29, 2025