Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Bruno Fernandes i irrituar nga pyetja e gazetarit spanjoll: “I njeh rregullat ti?”

Lapsi.al 2 May 2025
Bruno Fernandes i irrituar nga pyetja e gazetarit spanjoll: “I njeh
Manchester United ka mposhtur 3-0 Athletic Club në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Europa League dhe ka hedhur një hap të madh drejt finales. Ndeshja në Bilbao ka qenë në qendër të shumë polemikave dhe episodi që ka ngjallur më shumë diskutime ka qenë ai që çoi në përjashtimin me karton të kuq të Vivian për faull ndaj Højlund, që solli gjithashtu një penallti për Red Devils. Pas ndeshjes, një gazetar spanjoll i bëri pyetje Bruno Fernandes nëse për të gjykimi kishte qenë i drejtë dhe nëse kishte penallti, por kapiteni i United u përgjigj i irrituar: “Ti mendon se nuk ishte penallti? I njeh rregullat? Tani do të t’i shpjegoj…” Skuadra e Ruben Amorim e ka mbyllur ndeshjen me një fitore të pastër 3-0, falë golit të Casemiro që hapi takimin dhe dopietës së Bruno Fernandes përpara pushimit.

Bruno Fernandes i irrituar nga pyetja e një gazetari: “I njeh rregullat?”

Athletic Club protestoi në mënyrë të zjarrtë pas vendimit të arbitrit norvegjez Espen Eskas dhe ishte episodi që ndryshoi ecurinë e ndeshjes, pasi në inferioritet numerik, baskët nuk arritën më të përballonin anglezët. Në përfundim të takimit, Bruno Fernandes pati një shkëmbim të shkurtër fjalësh me një gazetar spanjoll, i cili menjëherë solli në diskutim gjykimin dhe padrejtësitë e supozuara që Athletic kishte pësuar. Mesfushori portugez, mjaft i irrituar nga kjo pyetje, nuk hezitoi të shprehte mendimin e tij: “Mendon se nuk ishte penallti? Pse nuk ishte karton i kuq? I njeh rregullat? Lëre të ta shpjegoj… Nëse përpiqesh të bësh një ndërhyrje me këmbë, merr karton të verdhë. Duke qenë se shtyn me duar, duhet të jetë karton i kuq”.

Lexo më tej: Europa League njeh gjysmëfinalistët: United kualifikim i çmendur, eliminohet Lazio

Gazetari nguli këmbë se Alejandro Garnacho kishte bërë faull me dorë në fillim të aksionit, që nuk u sinjalizua nga arbitri, dhe se penalltia dhe përjashtimi i mëvonshëm i lojtarit spanjoll duhej të ishin anuluar; por Bruno Fernandes u përgjigj: “Nuk e pashë, por ka edhe një penallti ndaj Garnacho që nuk u dha.” Për të përmbyllur fjalën e tij, mesfushori luzitan shtoi: “Mendoj se të flasësh për arbitrin është një zakon në Spanjë dhe Portugali, por unë jam në Angli dhe kam ndryshuar mendim që prej kohësh. Arbitrat janë si ne; bëjnë gabime, por nuk mendoj se kanë bërë një sot”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI