Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, duke sjel...
21:33
Adam Qaroual, ylli i ri i Barcelonës nga La Masia: 12 vjeç, që tani i paguar nga Nike
Lapsi.al 2 May 2025
Lamine Yamal është një fenomen. Tifozët e futbollit e dinë këtë prej kohësh. Nuk ka mbushur ende 18 vjeç, bën gjëra monstruoze dhe mund të përmirësohet akoma, pasi ka një hapësirë të madhe për rritje. Krahasimet me më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave janë tashmë të shumta dhe nëse vazhdon kështu, nuk do të jenë as të pasakta. Yamal është e tashmja dhe e ardhmja e Barcelonës, që në La Masia po rrit një djalosh fenomenal, i cili po tregon gjëra të jashtëzakonshme. Emri i këtij “talenti” është Adam Qaroual.
Qaroual është talenti i fundit i madh i Barcelonës
E kanë krahasuar tashmë me Messi e Maradona, me Diegon jo vetëm për flokët e dendur kaçurrela. Adam Qaroual ka lindur në Gjermani, saktësisht në Monchengladbach më 30 korrik 2012, ka filluar të luajë që i vogël, në fakt është ende një djalosh. Ka luajtur me SV Lurrip, më pas kaloi te Borussia Monchengladbach, dy sezone, para se të kalonte te PSV Eindhoven. Në vitin 2023 e merr Barcelona. Pra, ende s’i ka mbushur trembëdhjetë vjeç dhe ka veshur tashmë fanellat e katër skuadrave të ndryshme, si të ishte një profesionist me përvojë. Ndjesia, madje siguria është që Barcelona nuk do ta lërë të largohet këtë djalosh të mrekullueshëm që luan me skuadrën e Allievi B (Under 13 B).
Sponsor i rëndësishëm dhe menaxhim nga Jorge Mendes
Sepse Adam Qaroual, që ka tre shtetësi (gjermane, marokene, spanjolle) dhe flet tashmë pesë gjuhë, po tregon çdo ditë që kalon cilësitë e tij të mëdha. Nike e ka vendosur nën kontratë, ndërsa menaxheri i tij është Jorge Mendes. Mjafton kjo për të kuptuar se sa i është trasuar e ardhmja. Ai dallohet, spikat, ka treguar një talent të madh edhe duke u përshtatur me lojën e Barcelonës, që në La Masia rrit në mënyrën e vet talentet e së ardhmes.
Teknikë e rafinuar, prirje për driblim, ndonjëherë edhe e tepruar, prirje për lëvizje të mëdha. Por te Barcelona, siç dihet, është thelbësor loja në grup. Procesi i përshtatjes ka qenë disi i gjatë, edhe për shkak të një ndalese për një dëmtim që e mbajti jashtë fushës për katër muaj. Por kur u rikthye, kuptoi se duhej të përshtatej ai me sistemin e blaugranave. Dhe kur e kuptoi këtë, tregoi gjithsesi talent dhe krijimtari.
Te Barcelona, Qaroual ka ndryshuar rol
Qaroual kënaq me lojërat e tij, edhe shokët e skuadrës, por edhe dhjetëra mijëra ndjekës që ka në Instagram, mbi pesëdhjetë mijë ndjekës. Për gjithë pjesën tjetër të sezonit do të luajë me skuadrën Under 13 të drejtuar nga Jordi Poma, i cili i ka ndryshuar rolin duke e vendosur më përpara: ishte mesfushor, tani luan si anësor. Një nga ndeshjet e fundit të zhvilluara nga Under 13 e Barcelonës është transmetuar dhe veprat e tij janë bërë virale në rrjetet sociale. E ardhmja duket krejtësisht e tij, mes prekjeve magjike dhe lëvizjeve spektakolare, që Barcelona do përpiqet t’i përmirësojë edhe më tej. Pas Yamal, që do të bëhet madhor verën e ardhshme, mund të vijë shpejt në futbollin e madh edhe Adam Qaroual. E Barcelona fërkon duart.
Edhe një herë, futbolli i periferisë ka përfunduar në faqet e para të kronikave sportive, dhe jo për ndonjë vepër të paharrueshme të ndodhur në fushë, përkundra...
Karriera e Antony ka marrë një kthesë krejtësisht të ndryshme që nga ardhja e tij te Betis. Braziliani ka rilindur dhe ndeshjet e dobëta te Manchester United ja...
Për Barcelonën, mbrëmja e Champions League kundër Inter u shoqërua edhe me dyshime të ushqyera nga teoria e çuditshme e paraqitur nga ish-mjeku i Real Madrid, N...
Spanja i jep lamtumirën tifozi historik të Kombëtares, Manolo el del Bombo. Ai ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare pas disa ditësh të shtruar në spital për pr...
Lëvizjet e të riut Lamine Yamal i kanë impresionuar dhe mahnitur të gjithë: një fenomen, një kampion, Messi i ri. Dhe me radhë: të gjitha të merituara për një t...
Vetëm Europa League mund ta shpëtojë sezonin katastrofik të Manchester United, që tani e sheh qartë finalen: fitorja 3-0 ndaj Athletic Bilbao në gjysmëfinalen e...
Manchester United ka mposhtur 3-0 Athletic Club në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Europa League dhe ka hedhur një hap të madh drejt finales. Ndeshja në Bi...
Në vitin e tij të parë në pankinën e Liverpool, Arne Slot ka shijuar kënaqësinë e të fituarit të Premier League, të dytën në historinë e klubit. Një sukses që e...
Ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League flasin qartë anglisht. Manchester United dhe Tottenham i janë afruar ndjeshëm finales së madhe që do të zhvillohet...
Dinamo ka fituar Kupën e Shqipërisë, pasi mposhti Egnatian në një ndeshje dramatike që u vendos vetëm pas goditjeve të penalltive.
Sfida përfundoi 2-2 në koh...
E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë
Një jetë kushtuar futbollit ishte ajo e Bismarck, futbollistit 36-vjeçar që humbi jetën gjatë natës në rrethana ende të paqarta në Brazil. Mesfushori u vra pasi u qëllua disa herë me armë zjarri.
Cristiano Ronaldo ka njoftuar largimin nga kombëtarja dhe Federata Portugeze e Futbollit ka reaguar me këtë komunikatë: “Federata Portugeze e Futbollit shpreh mirënjohjen e saj më të thellë dhe të përhershme për kapitenin e saj të përjetshëm".