Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Mkhitaryan e goli i anulluar për një "majucë": “Do të më mbetet peng gjithë jetën”

Lapsi.al 1 May 2025
Mkhitaryan e goli i anulluar për një "majucë":

Ishte një nga lojtarët më me përvojë në fushë, dhe edhe sonte, me kthjelltësinë e tij të madhe dhe teknikën e jashtëzakonshme, nuk zhgënjeu. Henrikh Mkhitaryan arriti gjithashtu të shënonte golin e 3-4 për Inter, por një pozicion jashtë loje me milimetra ia mohoi atë gëzim të madh. Për këtë dhe shumë të tjera, armeni foli në përfundim të ndeshjes për mikrofonat e Prime Video, pas barazimit spektakolar në fushën e Barcelonës, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

Barcelona-Inter, Mkhitaryan mes kënaqësisë dhe keqardhjes

Prime Video e nis menjëherë me pyetjen për golin e anuluar për pozicion jashtë loje: “Ndoshta do të më mbetet në mendje për gjithë jetën, sepse mund të kalonim në avantazh dhe për disa centimetra nuk ndodhi. Por shikojmë përpara, kemi ndeshjen e kthimit në fushën tonë. Shpresojmë në një rezultat pozitiv.”

Lexo më tej: Inter reziston 3-3: Yamal dy traversa, zikaltërve i anulohet goli për një majë këpuce

"Është një moment i vështirë, sepse ka lodhje, por të gjithë ne në dhomën e zhveshjes mendojmë se ky është përpjekja e fundit dhe duhet të japim gjithçka për të mos pasur keqardhje në fund. Sigurisht që nuk është e lehtë, po përpiqemi të japim më të mirën. Po vuajmë të gjithë sepse duam një rezultat pozitiv. Mund të bëjmë edhe më shumë në fazën sulmuese dhe në qarkullimin e topit. Por Barcelona, ashtu si ne, është një skuadër shumë e fortë. Duhet të mendojmë të rikuperojmë mirë dhe të fokusohemi te ndeshjet e ardhshme”, përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI