Flash

Pas arrestimit të Imamoglusë gjykata burgos 18 zyrtarë të Stambollit

Lapsi.al 30 April 2025
Pas arrestimit të Imamoglusë gjykata burgos 18 zyrtarë të

Një gjykatë turke ka burgosur 18 punonjës të Komunës së Stambollit, të cilët po presin gjykimin nën akuza për korrupsion, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.

Njoftimi vjen në mes të shtypjes së opozitës në Turqi dhe pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, u burgos në mars dhe tani po pret gjykimin nën akuza për korrupsion. Ai po ashtu akuzohet se ka ndihmuar një grup terrorist.

Imamoglu i ka mohuar të gjitha akuzat dhe arrestimi i tij nxiti protestat më të mëdha në Turqi në dekadën e fundit, trazira dhe akuza për gjyqësor të politizuar.

Qeveria turke mohon të gjitha këto pretendime dhe thotë se gjyqësori është i pavarur. Transmetuesi NTV ka raportuar se 34 nga 52 personat që u arrestuan gjatë fundjavës janë liruar me kusht.

Mediat turke raportuan të shtunën se autoritetet kishin ndaluar dhjetëra punonjës të Komunës së Stambollit, si pjesë e hetimit gjyqësor të fokusuar rreth Imamoglut, duke zgjeruar shtypjen ndaj opozitës, që nisi vitin e kaluar.

Në mesin e zyrtarëve të arrestuarve janë edhe sekretari i Përgjithshëm i Komunës, shefi i stafit të Imamoglut, kryetari dhe nënkryetari i administratës për ujëra në Stamboll dhe kreu i këtij departamenti./ REL

Të këshilluara

Kanadaja voton sot për kryeministrin e ri

Kanadezët shkojnë në qendrat e votimit sot për zgjedhjet e lëna në hije nga tarifat, pasiguria ekonomike dhe kërcënimet e aneksimit nga Shtetet e Bashkuara. ...

13:14

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI