Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Inter reziston 3-3: Yamal dy traversa, zikaltërve i anulohet goli për një majë këpuce

Lapsi.al 30 April 2025
Inter reziston 3-3: Yamal dy traversa, zikaltërve i anulohet goli për

Përfundon me një 3-3 spektakolar ndeshja mes Barcelona e Inter, gjysmëfinalja e parë e Champions League 2024/25. Në mbrëmjen e Montjuïc ndodhi gjithçka: zikaltërit kaluan në avantazh pas 30 sekondash me një magji me thembër nga Thuram dhe në minutën e 21' janë tashmë 0-2 falë një akrobacie të Dumfries. Barça ngushton menjëherë rezultatin me Yamal dhe në minutën e 38' gjen barazimin me Ferran Torres.

Në pjesën e dytë miqtë kaluan sërish në epërsi me Dumfries pas një goditjeje nga këndi, por u barazuan menjëherë nga një autogol i Sommer, i shkaktuar nga një predhë e Raphinha. Rezultati përfundimtar lë të hapur çdo skenar në prag të ndeshjes së kthimit, e parashikuar për pas gjashtë ditësh në “San Siro”.

Lexo më tej: Dembélé fantastik, PSG triumfon në Londër: Arsenal pranë shembjes nga Barcola e Ramos

Barcelona e Inter i dhanë jetë një rezultati 3-3 e kandidon për ndeshjen e vitit. Një fill i gjatë i futbollit të pastër që lidh ngushtë një gol të shënuar me thembër, një tjetër të goditur me parabël nga vend, një gjysmë roveshate, një shtatëmbëdhjetëvjeçar rekordmen, një gol të anuluar, një “ruletë” në mesfushë dhe në fund një fjalë: “emocion”, përbërësi kryesor i një gjysmëfinaleje e Champions që lë gjithçka të hapur për takimin e kthimit në “San Siro” më 6 maj.

Inter konfirmohet si një “Band of Brothers”, bandë vëllezërish, sepse të trembësh një Barcelonë të tillë është sinonim i bashkimit të plotë. Sidomos pas tre humbjeve radhazi. Barcelona, në anën tjetër, është lavdërimi i zakonshëm për të papriturën dhe arrogancën futbollistike të trashëgimtarit të Messit. Me Yamal katalanasit janë të sigurt për 15 vitet e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI