Lmao look at what Ronaldo missed at the dying minute ?pic.twitter.com/gWrs0C66no
— MessiMania (@M10Update) April 30, 2025
Cristiano Ronaldo humb një gol me portën bosh
Al-Nassr ishte gjithmonë ‘nën’ në gjithë ndeshjen, me japonezët që kaluan në epërsi me Ito, por Sadio Mané, ish-lojtar i Liverpool, e riktheu gjithçka në barazim. Ozeki dhe Ienaga i dhanë epërsi të thellë Kawasaki Frontale dhe skuadra e tekniut Pioli, me dy gola në disavantazh, u detyrua të ndjekë rezultatin duke shpenzuar gjithë energjitë fizike dhe mendore që kishte në dispozicion. Ayman Yahya në minutën e 87' rihapi sfidën dhe në sekondat e fundit Cristiano Ronaldo humbi një gol me portën bosh në mënyrë të pabesueshme: pasi kaloi portierin, CR7 nuk arriti të gjuante në portë dhe mbrojtësi japonez arriti të shpëtonte portën e tij dhe të mbronte avantazhin.#النصر_كواساكي حسرة كرستيانو رونالدو بعد خروج فريقة من البطولة pic.twitter.com/zyD5xvAGTq
— Abdualrhman (@aboodiharbi) April 30, 2025
Çfarë ndodhi në fund të ndeshjes
Pas vërshëllimës përfundimtare, Dhuran (që kishte humbur një gol gjatë 90 minutave) u rrëzua përdhe me kokën në duar, Otavio dhe Brozović me lot në sy dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë u bë protagonist i një sjelljeje shumë të çuditshme në mes të fushës: Cristiano Ronaldo fliste me vete, duke imituar gjestin e golit të humbur pak më parë dhe e vazhdoi këtë skenë për disa sekonda. Ish-lojtari i Real Madrid dhe Juventus duket sikur i kërkon llogari vetes se si nuk arriti të godiste në portë pasi kishte kontrolluar topin dhe kishte dribluar portierin. Një moment vërtet shumë i vështirë për t’u interpretuar, sepse tregon vullnetin e tij, dhe vështirësinë njëkohësisht, për të fituar një titull me Al-Nassr. Stefano Pioli e la fushën me fytyrë të zymtë dhe mori një rrahje shpatulle nga një anëtar i delegacionit të klubit saudit. Një zhgënjim i madh për të gjithë.يهرب ولا يعتذر pic.twitter.com/mDFht0Se7i
— داريو النصر| النخبة (@alnkhbt78228) April 30, 2025