Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Final 4/ Shorti i egër me Partizanin, gjen Egnatian: Vllaznia përplaset me Dinamon

Lapsi.al 29 April 2025
Final 4/ Shorti i egër me Partizanin, gjen Egnatian: Vllaznia

Është hedhur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shorti i fazës “Final 4” në kampionatin “Abissnet Superiore”, teksa përballë janë vendosur Egnatia – Partizani dhe Vllaznia – Dinamo City.

Vllaznia e Dinamo të kënaqur nga shorti

Ndeshja e parë gjysmëfinale, Vllaznia – Dinamo City, do të luhet të dielën, më 4 maj, në orën 20:00. Tekniku i kuqebluve Thomas Brdaric është i bindur se do të jetë një ndeshje krejt ndryshe nga ajo e kampionatit apo Kupës. “Pas dy dekadash mungesë të titullit në Shkodër, është e rëndësishme që të fitojmë. Ne shkojmë për të fituar dhe jo për barazimin. Nuk mund ta menaxhosh barazimin, në sezonin e fundit në u përballëm me Egnatian dhe për mua ishte një ndeshje e mirë, por e dimë që këtë vit kemi avantazh dhe duam ti kemi në anën tonë. Ne kemi një grup shumë të mirë, aftësi, forcë dhe ne duam ti tregojmë këto cilësi në ndeshjen kundër Dinamos në gjysmëfinale dhe jemi të bindur që shkojmë në finale”, tha Brdaric pas shortit.

Duket i kënaqur nga goglat drejtori sportiv i Dinamos Ermal Barushi: “Shorti i mirë, kemi bërë ndeshje të mira me Vllazninë gjatë kampionatit, shpresoj që tja dalim. Kemi bërë një edicion të mirë deri tani, jemi pjesmarrës në Kupat e Europës prej disa vitesh kemi dhe fazën tjetër dhe duam të fitojmë titullin kampionat. U hodh dhe shorti i vogël për datën, ne do të luajmë në datë 4, shpresoj që tja dalim. Ekipi është në stërvitje, presidenti ka pasur arsye personale që nuk është këtu”, deklaroi ai.

Partizani e priste, Gega gati për sfidën

Ndërsa gjysmëfinalja e dytë, Egnatia – Partizani do të zhvillohet të hënën, më 5 maj, në orën 20:00. Të kuqtë duket se e prisnin që shorti do të ishte i vështirë e, në fakt, Skënder Gega nuk është dukur i surprizuar nga përplasja me Egnatian: “E pashmangshme, besoj Final Four duhet ta shijojmë, klubi ka ardhur në pikësynimet e veta. Do gëzojmë në çdo mënyrë, edhe të ishte me Vllazninë dhe Dinamon. Deri me datë 5 kemi ditë ekstra për të punuar. Të bëjmë më të mirën, në fund të fitojë futbolli. Egnatia është skuadra më e fortë, por në Final Four tjetër qasje. Ardhja në Final Four na ka dhënë qetësi, por dhe besim. Është në “Arena Kombëtare” me mbështetjen e tifozëve, nuk ka shumë gjëra për të thënë”.

Lexo më tej: Verdiktet finale: Tirana në playout e Partizani në Final 4, bien Skënderbeu e Laçi

Zëdhënësi i rrogozhinasve, Xhevdet Zekaj, është munduar të ruajë balancat: “Ne vlerësojmë realisht Partizanin, ka një trajner shumë të mirë, ka peshë dhe fanella e vet, por ne shkojmë që të bëjmë atë që Egnatia di të bëjë më mirë, të luajë denjësisht, sa më mirë dhe objektiv fitimin e titullit kampion”, tha ai.

Kalimi në finale përcaktohet në 90 minuta. Ekipet fituese kalojnë në finalen për titullin kampion. Në rast barazimi në gjysmëfinale, në finale kualifikohet ekipi i renditur në vendin e parë/dytë, në këtë rast Egnatia dhe Vllaznia. Të gjitha ndeshjet e fazës “Final 4” do të luhen në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI