Flash

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

Douglas Luiz akuzon Juventus: “Dëmtimet e mia jo normale. Tani përgjigjuni pyetjes

Lapsi.al 29 April 2025
Douglas Luiz akuzon Juventus: “Dëmtimet e mia jo normale. Tani

Douglas Luiz ishte goditja e madhe e merkatos së kaluar verore nga Juventus, që për ta marrë nga Aston Villa kishte shpenzuar 50 milionë euro. Braziliani deri tani ka qenë një dështim, fjalë për fjalë një vrimë në ujë. Vetëm 16 paraqitje në kampionat, por nëse llogariten minutat e luajtura, në realitet është si të kishte luajtur pak më shumë se pesë ndeshje të plota. Sezoni i tij do të konsiderohet negativ, Tudor i dha katër minuta kundër Monzas. Ka dëshirë për hakmarrje dhe e thekson Douglas Luiz, i cili duke iu përgjigjur një komenti në rrjetet sociale foli për dëmtimet e shumta që i kushtëzuan sezonin.

Juve shpenzoi 50 milionë për Douglas Luiz

I lindur më 1998, sezonin e kaluar Douglas Luiz ishte protagonist i madh në Premier League duke e çuar, edhe me golat e tij (9), formacionin e Aston Villa drejt një kualifikimi historik në Champions League. Shumë skuadra të rëndësishme e kishin vënë në shënjestër, Juve veproi më mirë dhe më shpejt se të tjerat. 50 milionë dhe braziliani u bë bardhezi. Dukej se do të shpërthente në kampionat, në një futboll ku mesfushorët ofensivë bëjnë ose mund të bëjnë diferencën.

Vetëm 483 minuta në Serie A për brazilianin

Por në vend që të shpërthente, nisi keq, fillim i ngadaltë, Thiago Motta e aktivizonte me pikatore, në shtatë ndeshjet e para të Serie A vetëm një herë luan më shumë se një orë. Pas pauzës së tetorit luan gjithë ndeshjen kundër Lazios, por pak ditë më vonë dëmtohet dhe nis një rënie e vazhdueshme. Vetëm një herë do të jetë në fushë për 90 minuta, derbi me Torinon është ndeshja e vetme ku luan më shumë se gjysmë ore. Dëmtimet ishin tre: dy serioze, që e mbajtën jashtë si në vjeshtë, ashtu edhe në dimër. Për shkak të atyre dëmtimeve humbi 13 ndeshje (nga 34) në kampionat, pesë mes Champions dhe Kupës së Italisë. Në total 483 minuta në Serie A, vetëm 4 me Tudor.

Fjalët e Douglas Luiz në rrjetet sociale

Ky është bilanci. Disa ditë më parë Douglas Luiz publikoi një foto në profilin e tij në Instagram, me veshjen stërvitore të Juventusit. Komente me shumicë, ndaj njërës prej tyre reagoi në mënyrë të përkryer. Braziliani vë një vijë të qartë, foli për dëshirën për të luajtur dhe për të fituar.

Ai kujtoi atë që kishte bërë vitin e kaluar dhe pyeti pse nuk ka luajtur asnjëherë dy ndeshje rresht me Juven: “Nuk kam ardhur këtu vetëm për të postuar foto, askush tjetër nuk e ka bërë këtë, dhe unë dua që gjërat të jenë ndryshe. Kam ardhur këtu me një qëllim. Dëgjova zemrën kur erdha dhe vendosa të firmos. Tani dua të më përgjigjeni: pse një blerje si unë nuk ka luajtur dy ndeshje rresht me këtë fanellë? Mund të thoni çfarë të doni përpara shtypit më vonë: ‘Oh, Douglas nuk është në formë.’ A nuk jam në formë unë? Kam bërë gjithë fazën përgatitore dhe kam luajtur çdo ndeshje. Sapo kisha pasur një nga sezonet më të mira të karrierës sime, një nga mesfushorët më të mirë të Premier League”.

Lexo më tej: Douglas Luiz tronditet pas ndeshjes: banesa e bastisur, 500 mijë euro të vjedhura

Më pas foli për dëmtimet e tij, që nuk i konsideron ‘normale’, dhe për kohën e gjatë që kaloi në stol edhe kur ishte i shëndetshëm: “Dëmtimet më penguan, po. Por për sa kohë kam qëndruar në stol ndërsa isha në formë? Shumë. Këto dëmtime nuk ishin normale. Nuk kam qenë kurrë një lojtar që dëmtohet, por ka kaq shumë gjëra që mund të kenë shkaktuar këtë që preferoj të mos komentoj. Do të vazhdoj të jap gjithçka për këtë klub, edhe pse ndonjëherë është e vështirë, nuk është e lehtë, por mund të llogarisni te unë”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI