Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Dilemat e Flick kundër Inter: 7 lojtarë tw Barças me më shumë se 100' kundër Real

Lapsi.al 29 April 2025
Dilemat e Flick kundër Inter: 7 lojtarë tw Barças me më

Fjala kyçe në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League mes Barcelonës dhe Inter është “tension”. Jo për shkak të ndërprerjes së energjisë që goditi Spanjën, duke sjellë në kujtesë episode të bujshme si ai i vitit 2010 me vullkanin legjendar islandez që paralizoi fluturimet në gjysmën e Europës, por sepse – ndonëse me gjendje shpirtërore të ndryshme pas angazhimeve të fundit kombëtare – si blaugranat e Flick ashtu edhe zikaltërit e Inzaghi mbërrijnë në takimin e Montjuïc me frymën të pakët mes lodhjes së lojtarëve dhe shpresave për rikuperim nga dëmtimet.

Nëse Inter dhe Simone Inzaghi do të bëjnë gjithçka për të pasur në dispozicion rikthimin e Marcus Thuram në sulm dhe Denzel Dumfries nga minuta e parë në krah, edhe lojtarët e Barcelonës nuk do të kenë shumë kohë për të shijuar fitoren e Kupës së Mbretit kundër Real Madrid. Shtesat në betejën e zhvilluar në Sevilje lanë pasoja, dhe për Hansi Flick problemet për formacionin – duke pasur parasysh edhe mungesën e sigurt të Lewandowski – nuk mungojnë: shtatë lojtarë të Barcelonës luajtën më shumë se 100 minuta në ndeshjen e fundit, përfshirë Raphinha dhe Pedri për të përmendur vetëm dy, por kundër Inter do të nevojitet versioni më i mirë i katalanasve.

Lodhja e lojtarëve e dilemat e Flick

Në mesfushë, Pedri dhe de Jong pritet të kenë sërish në dorë çelësat e lojës së Barcelonës, me Gavi si alternativa e parë nga stoli. Nëse ka një dilemë të madhe për Flick, ajo ka të bëjë me rolin pas sulmuesit: Fermin dhe Dani Olmo luftojnë për një vend pas shpinës së Ferran Torres.

Në sulm, pavarësisht nga gjendja fizike dhe ritmi i rikuperimit, do të luajnë Raphinha në të majtë dhe Lamine Yamal në të djathtë, me Ferran të konfirmuar si zëvendësuesi i Lewandowskit për aftësinë e tij për të dialoguar ngushtë me shokët e skuadrës dhe njëkohësisht për të sulmuar hapësirat. Edhe pse përfunduan të rraskapitur ndeshjen kundër Realit, Flick e di se nuk ka zgjedhje tjetër për treshen sulmuese dhe do t’u kërkojë një përpjekje shtesë yjeve të tij.

Lexo më tej:PSG, "shfarosësi" i anglezëve troket në derën e Arsenal: Gunners me shumë mungesa

Trajneri gjerman, ende në garë për të gjitha objektivat sezonalë, duhet të gjejë një ekuilibër për ndeshjen e parë kundër Interit, duke balancuar lodhjen me nevojën për të shfrytëzuar sa më mirë avantazhin e fushës në një përballje që zgjat minimalisht 180 minuta. Për këtë arsye, me një skuadër të reduktuar nga dëmtimet dhe shqetësimet fizike, rreziku i dëmtimeve duhet të minimizohet në maksimum.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI