Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Armand Duka eviton polemikat: Marciniak do të vendosë drejtësi në finalen e “Final 4”

Lapsi.al 29 April 2025
Armand Duka eviton polemikat: Marciniak do të vendosë drejtësi
Shorti i hedhur në Shtëpinë e Futbollit ka përcaktuar edhe rrugën drejt finales së Final 4 për katër skuadrat pjesëmarrëse. Goglat përcaktuan përballjet Egnatia – Partizani dhe Vllaznia – Dinamo City, dy sfida krejtësisht elektrizuese. E presidenti i FSHF-së, Armand Duka, pas përfundimit të ceremonisë së shortit të “Final 4”, ka folur për mediat, duke lajmëruar edhe arbitrin e finales, Szymon Marciniak. Nuk është se Duka nuk i beson arbitrave shqiptar, aq më tepër që ndeshjet do të gjykohen nga ata me stemat e FIFA-s, por numri 1 i Federatës kërkon të shuajë polemikat për titullin dhe aludimet për favore: “Arbitër i huaj në finale? – Kjo është një gjë që diskutohet shumë, edhe gjykimi është faktor i rëndësishëm i garës. Jam i bindur që arbitrimi në Shqipëri është në nivele maksimale dhe mund t’i përgjigjet nivelit të futbollit shqiptar. Këtë e tregon edhe kontributi i arbitrave shqiptarë në kompeticionet europiane deri në fazat e grupeve”.

Lexo më tej: Video/ Prova para pasqyrës dhe fjalimi i Marciniak për asistentët: ja ç'ndodhi para finales

Presidenti Duka sidoqoftë ka zbuluar se arbiri polak i mirënjohur në arenën ndërkombëtare, Marciniak, do të vendosë drejtësi në finalen e 12 majit. “Në Final Four do të gjykojnë katër gjyqtarët e FIFA-s që kemi. Të katërt do të jenë në dispozicion në gjysmëfinalet e para. Nëpërmjet shortit do të përcaktohen dhe ai që do të gjykojë ndeshjen e parë, nuk do jetë në gjysmëfinalen e dytë. Po nëpërmjet shortit. Sot duhen 7 gjyqtarë, të tjerët do jenë në pozicione të tjera. Në finale ne kemi ftuar një nga arbitrat më të mirë të globit, polakun Marciniak, i cili do të gjykojë ndeshjen finale për të pasur sa më pak aludime për fituesin”- tha Duka.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI