Flash

Mastantuono, "tenisti" i River: 17-vjeçari e goditja e dënimit më e bukur e vitit

Lapsi.al 28 April 2025
Mastantuono, "tenisti" i River: 17-vjeçari e goditja e
Në anën tjetër të Oqeanit Atlantik ndodhet xhevahiri më i dëshiruar i futbollit botëror: Franco Mastantuono është vetëm 17 vjeç dhe është një i paracaktuar, një nga ata lojtarë të destinuar për hapin e madh drejt Europës për të ndërtuar një karrierë suksesi. Në Superclasico kundër Boca Juniors ishte protagonist absolut me një goditje dënimi perfekte, një nga më të bukurat e parë këtë sezon, një tjetër shfaqje në fushë me fanellën e River Plate, që i lejoi atij t’i rrëmbente një rekord të çmuar Javier Saviolas, pibitos. Argjentinasi ka hapur rrugën për të ndjekur gjurmët e shumë kampionëve që para tij pushtuan botën me skuadrat më të forta të planetit, të njëjtat që tani e ndjekin me shumë interes dhe që pritet të nisin një ankand për të në merkaton e ardhshme. Milani kishte tentuar të parakalonte konkurrencën, por më pas Real Madridi, Barcelona dhe klube të tjera të mëdha shfaqën praninë e tyre të rëndë. Kush e njeh mirë, e di se mesfushori nuk ka frikë nga lartësitë e mëdha dhe as nga krahasimet që në Argjentinë nuk mungojnë.

Kush është Mastantuono, xhevahiri i River Plate

Emri i tij është bërë i njohur edhe për publikun e gjerë që e ka kurorëzuar si talentin e ri për t’u ndjekur. Mastantuono është vetëm 17 vjeç por është titullar fiks te River Plate, ku ka zënë vendin me karakter dhe paraqitje të nivelit shumë të lartë: për shumëkënd mënyra e tij e të luajturit i ngjan asaj të Phil Foden, ende pak i papjekur, por me tiparet e një kampioni të madh që mund të lërë gjurmë të rëndësishme. Prej një viti ai luan në kategorinë e parë në Argjentinë, në një klub të nivelit të lartë, diçka që nuk ndodh shpesh për një futbollist kaq të ri që është gjendur menjëherë përballë të mëdhenjve. Është i lindur në vitin 2007 dhe pozicioni i tij natyral është ai i trekuartistit, me një prirje shumë të mirë për gola dhe asiste; i pëlqen të hapet në të djathtë dhe disa herë është përdorur edhe si anësor. Disa e kanë krahasuar me Nico Paz të Comos, kryesisht për strukturën fizike, ndonëse Mastantuono është disa centimetra më i shkurtër, por për të gjithë krahasimi më natyral është ai me Fodenin e Manchester City-t. Frymëzimi i tij për të ndjekur futbollin ka qenë admirimi i madh për Leo Messin dhe, si ai, përdor vetëm këmbën e majtë.

Një e ardhme që fillimisht lidhej me tenisin

Në të vërtetë, fati i tij nuk ishte i lidhur me fushën e futbollit, por me çimenton dhe tokën e kuqe të fushave të tenisit. Familja e tij, mbiemri i së cilës tregon qartë origjinë italiane, e kishte shtyrë të luante tenis që i vogël dhe në vitin 2017 e kishte penguar të merrte pjesë në një provë me River Plate. Në atë kohë Mastantuono ishte vetëm 10 vjeç, luante me të rinjtë e River de Azul dhe do të kishte pasur mundësinë të bashkohej menjëherë me një klub të madh, por prindërit shpresonin për të një të ardhme si tenist, që nuk u realizua kurrë. Kalimi te Millonarios ndodhi dy vjet më vonë dhe që nga ai moment, argjentinasi mundi të shkruante një histori tjetër. Gjigantët e Buenos Airesit, qyteti i tij, i dhanë besim aq të madh sa i vendosën në kontratë një klauzolë prej 40 milionë eurosh para se ta shihnin të debutonte me ekipin e parë: që kur ka mbërritur në skuadrën e parë, nuk është larguar më, ka hequr dorë nga raketa e tenisit dhe tashmë është shndërruar në wonderkid-in e ri që kërkohet nga klubet më të mëdha të Europës, një talent që nuk duhet humbur, i aftë të ndjekë gjurmët e Messit.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI