Flash

Verdiktet finale: Tirana në playout e Partizani në Final 4, bien Skënderbeu e Laçi

Lapsi.al 27 April 2025
Verdiktet finale: Tirana në playout e Partizani në Final 4, bien

Mbyllet sezoni i rregullt në Superiore, me të gjithë verdiktet e dhëna, jo pa ndonjë befasi. Tirana mposht Dinamon në derbi dhe arrin vendin e tetë që të çon në playout, Partizani rimerr vendin e katërt, duke mundur në sfidën direkte Elbasanin që mbetet jashtë Europës. Egnatia mundet në Durrës, por mban vendin e parë, sepse Vllaznia nuk shkon më shumë se 1-1 përballë Laçit, që mbetet në vendin e fundit dhe rrëzohet në Kategorinë e Parë bashkë me Skënderbeun. Korçratë thyhen në shtëpi në ndeshjen vendimtare 1-2 nga Bylis, që siguron qendrimin direkt.

FC DINAMO CITY 0-2 KF TIRANA

Tirana shmang katastrofën, duke fituar derbin e parë të sezonit me Dinamon. Skuadra e Bledi Shkëmbit imponohet 0-2 përballë bluve, aq sa mjaftonte për të shkuar në vendin e 8 në renditje, që vlen playout. Bardheblutë evitojnë rënien direkte, falë dy golave të Rafael në minutën e 29' dhe Jarmouni në të 88'. Asnjë problem për Dinamon, edhe pse fitorja do ta kishte ngjitur mbi Vllazninë në vendin e dytë për të patur dy rezultate në tre në Final 4. Festa është e gjitha te Tirana, edhe pse ende nuk është kompletuar puna. Bardheblutë për të mbijetuar në Superiore duhet të përballen në playout me fituesin e Besa-Pogradeci, ndeshje e cila zhvillohet nesër.

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/680e3847c158d.mp4"][/video]

Lexo më tej: Tirana e fantazmat e vitit 2017: vetëm fitorja në derbi e dërgon në playout

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/680e4a6a2ad59.mp4"][/video]

PARTIZANI 0-2 AF ELBASANI

Partizani rrëmben prezencën në Final 4 pikërisht në javën e fundit të kampionatit, duke mposhtur në përballjen direkte Elbasanin. Skuadra e Gegës duhet vetëm të fitonte për të parakaluar verdheblutë, që kishin avantazhin e ndeshjeve direkte. Gvozdenovic nuk arriti të përmbushte misionin në Arenën e Demave, i goditur nga goli i kapitenit Preka në fundin e pjesës së parë dhe nga Eleke, që mbylli llogaritë në fund të së dytës. Një ndeshje e dominuar nga kryeqytetasit, që nuk i lanë asnjë shans kundërshtarit, edhe pse treguan akoma limite të mëdha në fazën ndërtuese dhe të finalizimit.

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/680e3c942b97f.mp4"][/video]

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/680e4addb9b42.mp4"][/video]

SKENDERBEU 1-2 KF BYLIS

Befasia në skuadrat që ranë nga kategoria erdhi nga Korça, ku Skënderbeu është mposhtur 1-2 nga Bylis, duke u kthyer në Kategorinë e Parë pikërisht një vit para se të përfundojë dënimi 10 vjeçar nga UEFA. Bardhekuqtë duhet vetëm të fitonin në sfidën direkte me ballshiotët, por të besuarit e Ernest Gjokës kanë dështuar, duke u rrëzuar nga kategoria. Mustafa ngriu Korçën me golin e parë që i dha besim formacionit të Mezanit, por Bismark iluzionoi për pak kohë gjithë ambjentin. Vendosi në fund Përgjoni, që heshti një stadium të tejmbushur me tifozët korçarë që kërkonin të shtynin ekipin e tyre drejt shpëtimit. Festuan ballshiotët, që këmbëngulën në një sezon ku dukej se gjithcka ishte e vendosur. Bie Skënderbeu në javën e fundit, pikërisht atëherë kur dukej se i kishte fatet në duart e tij.

[video width="690" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/680e355296b82.mp4"][/video]

 

[video width="682" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/680e36184c576.mp4"][/video]

VLLAZNIA 1-1 LAÇI

Laçi rrëzohet nga kategoria me barazimin 1-1 në Shkodër. Në fakt, rezultatet e tjera e bënë të kotë ndeshjen në Loro Boriçi, ku Vllaznia nuk mundi dot as të përfitonte nga humbja e Egnatias kryesuese për të marrë vendin e parë. Shkodranët duhet të kënaqen me 70 milionë që i dhuron vendi i dytë dhe komoditetin e dy rezultateve në tre në Final 4. Laçi mori avantazhin me Bibon, por e kishte të qartë se rënia ishte vulosur me Tiranën që po fitonte derbin. Balaj barazoi rezultatin për ti bërë një mbyllje jo të hidhur kampionatit e për të rrëmbyer trofeun e Këpucës së Artë me 17 gola, që i jepet shënuesit më të mirë të kampionatit.

[video width="682" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/680e37672b441.mp4"][/video]

[video width="654" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/680e37b5c5512.mp4"][/video]

TEUTA 2-1 KF EGNATIA

Egnatia ruan vendin e parë dhe fiton 100 milionë edhe duke humbur në Niko Dovana në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt. Teuta ka mposhtur kampionët në fuqi me rezultatin 2-1, në një ndeshje që nuk i bëri mirë apo keq askujt. Kapllani shënoi me penallti në minutën e 9', por Jahaja u përgjigj në të 22'. Vendosi ndeshjen goli i Torrajt në minutën e 75', që lejon Teutën të mbajë vendin e gjashtë. Kampionët, nga ana tjetër, do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Final Four.

[video width="696" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/680e38f19322d.mp4"][/video]

Kategoria Superiore

FC Dinamo City 0-2 KF Tirana

Partizani 0-2 AF Elbasani

Skenderbeu 1-2 KF Bylis

Teuta Durres 2-1 KF Egnatia

Vllaznia 1-1 Laci

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI