Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

“Kam parë gjëra që në Itali nuk ekzistojnë”: Moriero pickon në ikje. Flasin trajnerët

Lapsi.al 27 April 2025
“Kam parë gjëra që në Itali nuk

Me sezonin e rregullt të mbyllur skuadrat kanë njohur tashmë fatet e tyre, duke arritur ose jo objektivat. Laçi është rrëzuar, bashkë me Skënderbeun e tekniku i kurbinasve Francesco Moriero nuk e ka fshehur zhgënjimin. Italiani madje edhe ka thumbuar kampionatin, ndëkohë që tekniku i Partizanit Gega ka vuajtur presionin e madh për arritjen në katërshe që i kërkohej. I lumtur Shkëmbi, por ende nuk mund të festojë, me një ndeshje playout që e pret.

Mezani: “Meritë e të gjithëve se bashku”

“Kemi ruajtur qetësinë të them të drejtën gjatë kësaj jave, edhe pse presioni ishte se ishte ndeshje në Korçë dhe kishte presion se edhe për ata ishte finale mes nesh dhe tyre dhe do ishte e vështirë. Edhe pse fituam dhe jemi automatikisht në Superiore edhe në vitin tjetër, mendoj se ka qenë një ndeshje e bukur deri ne fund për të dy ekipet. Fati na buzëqeshi dhe e kemi merituar këtë fitore, për gjithë këtë pjesë të sezonit, jo vetëm me mua por edhe me trajnerët e mëparshëm. Edhe trajnerët më parë nuk kanë më pak meritë se mua dhe sepse është meritë e të gjithëve së bashku.

Daja: “U shpërqendruam pak në kampionat”

“Sigurisht që brenda tetë ditëve ne kishim 3 ndeshje, se 2 i bëmë. Në gjysmëfinale me Vllazninë ku ashtu si shkoi loja, ekipi deri në fund i ngarkuar. Ishim të detyruar për rotacion, dhe nga lojtarët e formacionit kishte rënie, Meksi, pati ndërrim të detyruar Hoxha dhe Dita. Ishim të detyruar për këtë rotacion, pa prishur ekuilibër. Në fund, motivi për Kupë dhe Final Four, ka shpërqëndruar pak vëmendjen nga kampionati.

Shkëmbi: “Kemi edhe 90 minuta vuajtje”

“Jemi në një moment e situatë që duhet të gëzohemi për momentin, por kemi edhe një javë tjetër vuajtje dhe një 90 minutësh që duhet të vuajmë dhe luftojmë. Më bëhet qejfi për Zharmuni që kthehet të shënojë përsëri me penallti, gjithashtu edhe Rafa. Por ajo që më qetëson e kënaq më shumë janë tre pikët. Erdhëm në ndeshje me një grup shumë të cunguar, kur gjithë javën u stërvitëm me 12-13 lojarë. Besa apo Pogradeci? Për të qenë i sinqertë nuk është se i kam parë me vëmendje për të pasur preferencë. Por duke menduar se është finale, duhet impenjim maksimal dhe seriozitet maksimal”.

Gega: “5 javë më janë dukur 5 vjet”

“Me thënë të drejtën, 5 javë më kanë ngjajtur si 5 vjet, shumë presion, jo nga klubi apo dikush tjetër, por përgjegjësi e madhe. E mora në situatë me probleme, ka qenë natë e gjatë. Pas asaj ndeshje 120 minuta, asnjëherë nuk kisha në dyshim prokupimin, por kemi pasur probleme. Fakti që fituam pastër, na shton entuziasmin, por ia lëmë kohës. Jam i lumtur për lojtarët, klubin, tifozët, për ato kam ardhur. Nuk dua t’i vendos në presion, katërshja gjë e mirë. Jam i lumtur tek ata që kanë besuar, Gaz Demi, më thirri në një moment që nuk thoja dot jo. 3 ditë ndryshojnë opinionin, i tillë është futbolli. Jam shumë i lumtur, sidomos për tifozët që kanë besuar”.

Gvozdenovic: “Do jem i mërzitur edhe sot, nesër e pasnesër”

“Sezoni për ne shumë i mirë, luftuam deri sot, ishim 11 pikë prapa, jam mërzitur nga rezultati sot. Do vazhdoj i mërzitur, sot, nesër dhe pasnesër, pastaj do mendojmë për të ardhmen.

Moriero: “Kam parë gjëra që nga ku vij unë, nuk ekzistojnë”

“Sot është një ditë e trishtë se mendoj që Laçi nuk e meritonte rënien, për lojën e shprehur në fushë. Nuk kishte asnjë skuadër asnjëherë që na ka vënë poshtë në aspektin e lojës. Nuk është çështje të dhënash, pikësh, apo humbjesh. Jam person shumë i ekuilibruar, respektoj gjithmonë verdiktin e fushës, por nuk kam parë të njëjtin ekuilibër që përdorej për ne me ekipet e tjera. Pastaj ka pasur ndeshje që kemi bërë gabime, por kam parë gjëra që nga ku vij unë, nuk ekzistojnë. Tani jam i inatosur, duhet të kaloj këtë situatë se kam dhënë gjithçka nga vetja në këtë aventurë. Laçi duhet të kthehet të jetë ekipi i fortë që është, pastaj trajneri nuk i dihet kurrë kush do jetë”.

Tetova: “Qëllimi ishte vendi i parë”

“Sigurisht që është ogur i mirë, për mua personalisht dhe klubin, vendi i parë. Qëllimi është ta mbyllësh i pari, në një ndeshje mund të ndodhë çdo gjë. Emocionet e Final Four do të jenë të bukura. Nuk kam preferencë, të katërt e kemi merituar, me këdo të përballemi, mendoj ndeshje e bukur. Dua të uroj katër skuadrat dhe kush të jetë më i miri, të fitojë”.

Hodo: “E rëndësishme arritja e objektivit”

“Mendoj që kanë qenë ndeshje me presion shumë të lart. Njoh karakteret e tyre, nuk jam pishman, jam munduar të fus lojtarë me shumë eksperiencë dhe që njohin mirë kampionatin shqiptar, për këtë kanë marrë më tepër minuta. I referohem Torrajt më shumë. E ardhmja? Të jem i sinqetë nuk di asgjë, e rëndësishme që arritëm objektivin, shpëtuam këtë sezon stresues dhe problematik. I gëzohem këtij fakti më shumë se çfarë do ndodhë”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI