Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Talenti i skive Margot Simond humb jetën: 18vjeçarja rrëzohet fatalisht në stërvitje

Lapsi.al 25 April 2025
Talenti i skive Margot Simond humb jetën: 18vjeçarja rrëzohet
Bota e skive qan Margot Simond, atleten e re franceze që humbi tragjikisht jetën në moshën vetëm 18-vjeçare pas një aksidenti me ski. Skiatorja ishte viktimë e një rrëzimi fatal gjatë një seance stërvitore për Red Bull Alpine Park, një aktivitet që do të duhej të zhvillohej këtë fundjavë në zonën e Envers de Bellevarde, në Val d’Isère. Aksidenti ndodhi të enjten më 24 prill, pak para orës 13:00, siç është konfirmuar nga stacioni lokal i skive: “Me shumë trishtim morëm lajmin për vdekjen e sportistes së re dhe të talentuar Margot Simond, në një aksident me ski.” Menjëherë pas aksidentit, një mjek emergjence ndërhyri në vendngjarje, por çdo përpjekje për ta reanimuar rezultoi e kotë. “Nuk ishte e mundur të ringjallej,” sqaroi sërish stacioni i Val d’Isère.

Si ndodhi aksidenti?

Sipas asaj që ka raportuar prokuroria e Albertville, shkaku i tragjedisë lidhet me një “rrëzim”, i ndodhur në kushte që dukeshin të favorshme. Pista në të cilën Margot po stërvitej ishte më pak impenjuese krahasuar me edicionin e kaluar, por pavarësisht kësaj, u shndërrua në skenën e një ngjarjeje fatale. Është hapur një hetim për të sqaruar dinamikën e saktë të ngjarjes. Dhimbja për humbjen është e ndjeshme në të gjithë komunitetin francez të skive. Federata Franceze e Skive, së bashku me Komitetin e Savojës dhe klubin Les Saisies, shprehën ngushëllimet e tyre përmes një mesazhi publik: “I bëjmë homazh një skiatorje të re në ngjitje”.

Kush ishte Margot Simond?

Margot Simond ishte rritur sportivisht mes portave të Aillons-Margériaz, por prej katër vitesh ishte pjesë e klubit Les Saisies, me të cilin kishte arritur rezultate të rëndësishme. Triumfi i saj i fundit ishte në marsin e kaluar, kur fitoi titullin kampione franceze në slalom për kategorinë U18 në Les Menuires, duke lënë pas rivaleve më shumë se një sekondë e gjysmë diferencë. Në Red Bull Alpine Park, Margot do të merrte pjesë në cilësinë e “rookie”, një përzgjedhje e talenteve të rinj që garonin përkrah emrave të mëdhenj të skive botërore si Clément Noël, Steven Amiez dhe Marie Lamure. Aktiviteti u anulua menjëherë pas aksidentit.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Val d'Isère (@valdisere)

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI