Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Guardiola e gruaja e tij Cristina, një shans të ri lidhjes: Pep i ka bërë një premtim

Lapsi.al 25 April 2025
Guardiola e gruaja e tij Cristina, një shans të ri lidhjes: Pep i ka

Pep Guardiola nuk është dorëzuar, ai dëshiron ta rifitojë bashkëshorten Cristina Serra, gruan që nuk ka pushuar kurrë së konsideruari si dashurinë e jetës së tij. Për ta bërë këtë, ai ka marrë me të një angazhim solemn, duke i premtuar se do ta takojë çdo javë pavarësisht faktit që ai jeton në Manchester dhe ajo në Barcelonë. Me sa duket, afrimi mes tyre pas ndarjes së janarit të kaluar është reciprok: të dy duan t’i japin një mundësi të dytë njëri-tjetrit.

Lexo më tej: Pas 30 vjetësh e 3 fëmijëve, Pep Guardiola e gruaja e tij Cristina Serra janë ndarë

Krisja në çift, pas një lidhjeje që kishte zgjatur 30 vite dhe me martesën që e kurorëzoi atë në vitin 2013, ndodhi pas rinovimit të kontratës së trajnerit katalanas me Manchester City, ndërkohë që Cristina shpresonte që ai të merrte një vit pushim ose të drejtonte një kombëtare – gjë që do ta lejonte të zhvillonte vetëm disa ndeshje në vit dhe të vendosej përfundimisht në shtëpinë e tyre në Barcelonë, me të dhe vajzën më të vogël, Valentinën, 17 vjeç. Ndarja dukej se ishte hapi i parë drejt divorcit, por ky i fundit nuk ndodhi në muajt që pasuan. Përkundrazi, ende nuk është gjithçka e humbur.

Guardiola merr një angazhim për t’u rikthyer bashkë

Sipas asaj që ka zbuluar media katalanase El Nacional, Guardiola e kaloi Pashkën në vilën e lagjes rezidenciale Pedralbes në Barcelonë, ku jetojnë bashkëshortja dhe vajza, dhe po bën gjithçka për të rifilluar lidhjen me Cristinën. “Pep Guardiola dhe Cristina Serra ende mbajnë unazat e martesës, po përpiqen të pajtohen – ka treguar gazetarja Maria Lapiedra – Ai erdhi në shtëpinë e saj për tre ditë gjatë Pashkës dhe qëndroi aty gjatë natës. Thotë se mund të qëndrojë në Manchester dhe të vijë ta takojë me avion privat në Barcelonë një herë në javë, për të nisur më pas përsëri. Ajo donte të ndahej sepse ai e rinovoi kontratën në fshehtësi, pa biseduar me të, por Pep dëshiron të jetë me të.”

Guardiola me unazën në gisht disa ditë më parë

Guardiola

Në fakt, fotot e muajve të fundit të teknikut Guardiola në stol e kanë treguar gjithmonë me unazën e martesës në dorë, e njëjta gjë vlen edhe për Cristina Serra. Propozimi për të shfrytëzuar ditën e lirë pas ndeshjes çdo javë për të hipur në avionin privat që i vë në dispozicion City dhe për të fluturuar në shtëpi në Barcelonë, mund të jetë çelësi për të rimarrë vendin e tij në zemrën e Cristinës: këtë e thonë ata që janë afër çiftit. Trajneri 54-vjeçar dhe bashkëshortja e tij kanë tre fëmijë: përveç Valentinës, janë edhe Maria (24 vjeç) dhe Marius (22). Të gjithë ata, sigurisht, mbështesin ribashkimin.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI