Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Egnatia, 1 pikë për 100 milionë: fitorja mban Partizanin në Final 4. Luhet të dielën

Lapsi.al 25 April 2025
Egnatia, 1 pikë për 100 milionë: fitorja mban Partizanin në

Një javë e mbetur e gjithçka e hapur për dy vendet e para dhe vetë prezencën në Final 4 me një ndeshje direkte si gjykatësi më i mirë i mundshëm për meritokracinë. Egnatia përtej faktit që ka vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit, kryeson me 59 pikë, +3 nga Vllaznia ndjekëse. Rrogozhinasve i mjafton një pikë në ndeshjen e fundit përballë Teutës së shpëtuar tashmë për të rrëmbyer 100 milionët e bonusit e për të mos u marrë me rezultatet e tjera.

Humbja do ta komplikonte punën sepse Vllaznia e rrogozhinasit janë të barabartë në përplasjet e këtij sezoni dhe në golavarazhin e përgjithshëm skuadra e Tetovës ka vetëm tre gola avantazh. Kjo do të thotë se do të ketë rëndësi me çfarë rezultati humbet Egnatia e me çfarë shifrash fitojnë shkodranët. Sidoqoftë, Brdaric më shumë se të shpresojë te humbja e kryesuesve, duhet të kujdeset të mbajë pas Dinamon, që ka vetëm një pikë më pak. Nëndetsja ka përpara derbin me Tiranën, por në rast fitore, e kombinuar me humbjen e kuqebluve në Loro Borici me Lacin e vendit të fundit, por ende me shpresë, atëherë vendi i dytë do të ishte i Vllaznisë.

Lexo më tej: Egnatia arrin finalen e tretë radhazi të Kupës: përmbyset Partizani, Gega pa fjalë

Në rast se skuadrat barazohen me pikë, atëherë avantazhi do të ishte i Dinamos që ka dy fitore, një barazim e një humbje në katër përplasjet direkte në kampionat. Pa asnjë alternativë vec fitores është ndërkohë Partizani, që në javën e fundit të sezonit të rregullt luan gjithcka për gjithcka me Elbasanin. Dy skuadrat janë me 50 pikë dhe verdheblutë kanë favorin e ndeshjeve direkte, kështu që barazimi në kryeqytet do të mbante verdheblutë e Gvozdenovic në vendin e katërt. Gega duhet vetëm të fitojë, në të kundërt lamtumirë titull dhe ëndërra europiani mbetet vetëm te Kupa.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI