Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Arbitri i Barcelona-Real shpërthen në lot para ndeshjes: De Burgos denoncon presionet

Lapsi.al 25 April 2025
Arbitri i Barcelona-Real shpërthen në lot para ndeshjes: De Burgos
Brenda dy javësh, përballjet mes Barcelonës dhe Real Madridit do të vendosin fatin e futbollit spanjoll në Kupën e Mbretit dhe gjithashtu në kampionat: “El Clásico” do të luhet dy herë me shumë pak distancë kohore, dhe duke parë rëndësinë e madhe të ndeshjes për ecurinë e La Ligës, nuk kanë munguar polemikat pas përzgjedhjes së arbitrave. Ndeshja e Kupës i është besuar arbitrit Ricardo De Burgos Bengoetxea, i cili shpërtheu në lot gjatë konferencës për shtyp. Para finales, arbitrat mbajtën një konferencë për shtyp, ashtu si trajnerët, ku denoncuan presionet e marra muajt e fundit dhe komentuan vështirësitë që përballen në një klimë gjithnjë e më të tensionuar.

Arbitri i Barça-Real shpërthen në lot

Videoja e De Burgos është prekëse: ndërsa flet, i mbushen sytë me lot dhe nuk arrin t’i përmbajë kur tregon për ofendimet që merr djali i tij: “Kur djali yt shkon në shkollë dhe i thonë se babai i tij është një ‘hajdut’ dhe kthehet në shtëpi duke qarë, është vërtet e rëndë”. Arbitri përpiqet t’i bëjë të tjerët të kuptojnë si përjetohen kritikat: “Ajo që po përpiqem të bëj është ta edukoj djalin tim, t’i them se babai i tij është i ndershëm, se bën gabime si çdo atlet tjetër. Është një torturë e vërtetë, dhe nuk do t’ia rekomandoja askujt. Ditën kur të largohem nga ky profesion, dua që djali im të jetë krenar për atë që ishte babai i tij dhe për atë që përfaqëson gjykimi, i cili na ka transmetuar kaq shumë vlera”.

De Burgos denoncon presionet e marra

Ngjarja që e shtyu të flasë në mënyrë kaq të hapur ishte një video e publikuar nga Real Madrid TV menjëherë pas përzgjedhjes së tij si arbitër. Para disa ndeshjeve, kjo media transmeton video që përmbledhin gabimet e arbitrit të caktuar për të drejtuar Realin, duke krijuar një presion të padurueshëm dhe duke ushqyer klimën e polemikave që prej muajsh mbizotëron në Spanjë. Edhe me të ndodhi e njëjta gjë, por këtë herë De Burgos vendosi të thyejë heshtjen publikisht, duke shfrytëzuar konferencën për shtyp.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI