Flash

SHBA i del në mbrojtje Apple dhe Facebook pas gjobave nga Bashkimi Europian

Lapsi.al 24 April 2025
SHBA i del në mbrojtje Apple dhe Facebook pas gjobave nga Bashkimi Europian

SHBA kritikon gjobat e BE-së për Apple dhe Meta. Për Shtëpinë e Bardhë, ato janë “një formë e re e zhvatjes ekonomike” dhe “ne nuk do t’i tolerojmë”.

Rregulloret ekstraterritoriale “që synojnë dhe dëmtojnë në mënyrë specifike kompanitë amerikane, mbytin inovacionin dhe mundësojnë censurën, do të njihen si barriera tregtare dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për një shoqëri të lirë civile” – është njoftimi që vjen nga Shtëpia e Bardhë.

Lexo më tej: Tensioni politik/ BE gjobit 700 milionë euro gjigantët amerikanë Apple dhe Facebook 

Ndërkohë, BE po vlerëson mundësinë e takimit me Trump edhe pse për momentin asgjë nuk është konfirmuar. Kështu deklaroi Paula Pinho, zëdhënësja e Presidentit të Komisionit Evropian, e pyetur gjatë një konference për shtyp në lidhje me takimet e mundshme në Romë mes Presidentes së ekzekutivit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidentit amerikan Donald Trump.

“Fokusi kryesor” i udhëtimit të von der Leyen në Romë “është në të vërtetë funerali i Papa Françeskut”. “Nëse lindin mundësi të tjera, përveç funeralit, atëherë ato, natyrisht, do të jenë të dobishme.”

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI