Flash

PASI MBETI NE BURG/ Andi Bushati: Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Izraeli s'i ndal sulmet, 38 të vrarë në Gaza

Lapsi.al 24 April 2025
Izraeli s'i ndal sulmet, 38 të vrarë në Gaza

Sulmet izraelite në mbarë Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 39 persona, shumica gra dhe fëmijë, tha Ministria e Shëndetësisë në territorin palestinez më 24 prill. Njëmbëdhjetë persona u vranë kur një sulm ajror goditi një shtëpi në Qytetin e Gazës pasditen e së enjtes, duke rritur numrin e viktimave, pasi paraprakisht autoritetet raportuan për 28 viktima.

Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe rinisi luftën e tij ajrore dhe tokësore mbi një muaj më parë. Izraeli po ashtu që nga fillimi i marsit ka bllokuar furnizimet me ushqim dhe importe të tjera për territorin ku jetojnë 2 milionë palestinezë, me qëllim që t’i bëjë presion Hamasit për lirimin e pengjeve.

Hamasi ka thënë se do të lirojë 59 pengjet e mbetura 24 prej të cilëve besohet se janë gjallë vetëm në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë, të një armëpushimi afatgjatë dhe në këmbim të tërheqjes së plotë të Izraelit. Në anën tjetër, Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin.

Lufta filloi më 7 tetor 2023, kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke marrë 251 pengje. Shumica e pengjeve janë liruar më pas gjatë armëpushimeve apo marrëveshjeve të tjera.

Ofensiva e Izraelit ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 51.000 palestinezëve, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë. Izraeli pretendon se ka vrarë afër 20.000 militantë, por nuk ka ofruar dëshmi për këtë pretendim.

Të këshilluara

ide

PASI MBETI NE BURG/ Andi Bushati: Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI