Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Arbitri gjen jashtëqitje në këpucët e tij, në dhomën e zhveshjes: ndërpret ndeshjen

Lapsi.al 24 April 2025
Arbitri gjen jashtëqitje në këpucët e tij, në

Një episod i shëmtuar dhe i neveritshëm ndodhi në Angli të shtunën e Pashkëve gjatë ndeshjes mes Old Malton St Mary’s dhe Malt Shovel në Premier Division të York Football League, një kampionat amator që ndodhet në nivelin e njëmbëdhjetë të piramidës së futbollit anglez: arbitri gjeti jashtëqitje në këpucën e tij gjatë pushimit të një ndeshjeje në të cilën kishte dhënë një penallti të diskutueshme. Pas këtij incidenti, gjyqtari vendosi të ndërpresë ndeshjen.

Ndeshja kishte qenë shumë e luftuar në pjesën e parë: vendasit e Old Malton kishin kaluar në epërsi falë një penalltie që ishte kundërshtuar fort nga kundërshtarët. Më pas, skuadra e Shovel, që kryeson renditjen, e kishte përmbysur rezultatin, duke shkuar në pushim me shifrat 2-1.

Arbitri gjen jashtëqitje në këpucën e tij

Ishte pikërisht në atë moment që arbitri, teksa kthehej në dhomën e tij të zhveshjes, kuptoi se dikush kishte hyrë para tij dhe kishte defekuar në njërën prej këpucëve të tij të zeza sportive Nike. Megjithëse autori nuk u identifikua, arbitri e ndërpreu dhe më pas e anuloi ndeshjen, duke përmendur shqetësimet për sigurinë e tij personale. Federata e Futbollit North Riding, që mbikëqyr York League, është duke hetuar rastin përpara se të vendosë për ndonjë masë ndëshkimore.

Lexo më tejArbitri si Bruce Lee, shqelm në kraharor trajnerit protestues: në fushë hyn policia

Klubet mund të gjobiten ose të penalizohen në renditje nëse zbulohet se ndonjë pjesëtar i stafit apo ndonjë tifoz i tyre ishte i përfshirë në këtë akt të turpshëm. Të shtunën e kaluar, Old Malton publikoi një postim në faqen e vet në Facebook ku njoftonte se ndeshja ishte ndërprerë gjatë pushimit “për shkak të një incidenti jashtë fushës”.

Adam Newell, që merret me mirëmbajtjen e stadiumit të Malton, shkroi në X (ish-Twitter): “Eh mirë, në të gjitha ditët që kam pasur të bëj me futbollin, jam mbetur pa fjalë nga veprimet e disa individëve. Ndeshja jonë u ndërpre gjatë pushimit sepse kur arbitri hyri në dhomën e zhveshjes, dikush kishte (emoji i jashtëqitjes) në këpucët e tij sportive. Vërtet po pyes veten çfarë mentaliteti kanë këta njerëz.”

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI