Flash

Vinicius thyen Kodin Etik, i përfshirë në blerjen e Athletic:rrezikon 2 vjet pezullim

Lapsi.al 23 April 2025
Vinicius thyen Kodin Etik, i përfshirë në blerjen e

Probleme për Vinicius Jr, brazilianin e Real Madrid që ka përfunduar nën vëzhgimin e FIFA-s, e cila është alarmuar nga një denoncim që lidhet me blerjen e kuotave të klubeve të futbollit nga një shoqëri, ALL Agenciamento Esportivo, një agjenci që do të ishte nën kontrollin e agjentit të lojtarit dhe të babait të tij, pra e lidhur drejtpërdrejt me vetë Vinicius. I cili do të kishte shkelur kështu Kodin Etik: ende aktiv në futboll, braziliani do të kishte rënë në një konflikt të qartë interesi, i dënueshëm nga rregullorja deri në dy vjet pezullim. Dhe i njëjti veprim do të ishte kryer edhe në Spanjë, duke vënë në dijeni Federatën e Futbollit, e cila nga ana e saj ka hapur hetime mbi çështjen.

Vinicius i përfshirë në blerjen e një klubi brazilian

Situatën që deri më sot i kishte shpëtuar syve të të gjithëve – përfshirë FIFA-n – e ka zbuluar një tjetër shoqëri aktive në bashkëpronësinë e klubeve të futbollit, Tiberis Holding, e cila është “përplasur” me ALL Agenciamento Esportivo në momentin kur ka dashur të blejë kuotat shumicë të Athletic Club de São João del Rei, një realitet brazilian në rritje që ndër vite ka siguruar disa ngjitje. Në momentin kur është paraqitur si ofertuesi më i mirë, ka zbuluar se shoqëria e menaxhuar nga Vinicius Senior dhe Thassillo Soares – babai dhe agjenti i Vinicius Jr – e kishte paraprirë. Dhe kështu e ka çuar çështjen përpara Dhomës Hetimore të Komitetit Etik të FIFA-s, duke kërkuar një hetim.

Vinicius ka shkelur Kodin Etik: “mospasje integriteti”

Shkelja e denoncuar është e një konflikti interesi nga ana e përfaqësuesit brazilian dhe yllit të Real Madridit, i cili do të kishte shkelur nenin 20 të Kodit Etik në fuqi, që thekson pamundësinë që një i regjistruar ende aktiv të bie në një konflikt interesi të qartë që – sipas ligjit në fuqi – “lind kur një person i lidhur me këtë kod ka, ose duket se ka, interesa dytësore që mund të ndikojnë në aftësinë e tij për të ushtruar detyrat me integritet, pavarësi dhe vendosmëri.” Dhe natyrisht, blerja e një klubi futbolli përfshihet plotësisht në këtë rast.

Lexo më tej: Mamardashvili, bast me euro në fushë me Vinicius: braziliani del shumë keq

Vinicius në telashe edhe në Spanjë: tani rrezikon dy vjet pezullim

Kështu, është hapur hetimi nga FIFA, pasi pronësia e agjencisë në fjalë – ALL Agenciamento Esportivo – do të lidhej lehtësisht me vetë Vinicius Jr, për shkak të pranishmërisë së babait dhe agjentit të tij në krye të drejtimit. Jo vetëm kaq: është përfshirë në çështje edhe Federata Spanjolle për shkeljen e nenit 22 të kodit të drejtësisë sportive, sipas të cilit Vinicius do të kishte shkelur normat etike duke blerë – me të njëjtin procedim – kuota të një klubi të Kategorisë së Tretë. Pasoja e mundshme, nëse do të provohej përfshirja e drejtpërdrejtë e brazilianit, nuk është aspak e parëndësishme: agjencisë do t’i hiqeshin të gjitha kuotat e klubeve të futbollit të përvetësuara (aktualisht rezulton e përfshirë në dy shoqëri të ndryshme), dhe ndaj lojtarit mund të jepet një pezullim prej dy vitesh, përveç një gjobe financiare.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI