Flash

Pellegrino ndalon sprintin Champions të Juventus: në Parma, humbja e parë për Tudor

Lapsi.al 23 April 2025
Pellegrino ndalon sprintin Champions të Juventus: në Parma, humbja e

Në ndeshjet e prapambetura të javës së tridhjetë e tretë të Serie A, Lazio dhe Fiorentina arrijnë dy fitore shumë të rëndësishme për të mbajtur gjallë ëndrrën Champions. Formacioni i Baronit mund 2-0 Genoan falë golave të Castellanos (32’) dhe Dia (65’) dhe ngjitet në kuotën e 59 pikëve, duke u barazuar me Juven dhe duke mbetur vetëm një pikë larg vendit të katërt të Bolonjës. Bardhezinjtë janë mposhtur 1-0 nga Parma, që merr pikë të rëndësishme për mbijetesën. Shkon më mirë për Torinon, që kaloi 2-0 Udinese.

CAGLIARI 1-2 FIORENTINA

Fiorentina kthehet nga Cagliari me tre pikë dhe një siguri: në sulmin viola ka jetë përtej Moise Kean. Mungesa në minutën e fundit e sulmuesit (i cili u largua nga Cagliari për arsye personale në orët e para të pasdites) kishte prishur planet taktike të Palladinos, i cili megjithatë gjeti te harmonia mes Beltran dhe Gudmundsson një nga çelësat e fitores. Cagliarit nuk i mjaftoi një fillim i shkëlqyer ndeshjeje: dëmtimi i Yerry Mina i hoqi sigurinë vendasve, të befasuar nga veprimi i Beltran në fillim të pjesës së dytë. Shpëtimi shtyhet pra për trajnerin Nicola, i cili ndaj Veronës do të duhet të bëjë pa të pezulluarin Piccoli, ndërsa “vjollcët” mbeten vetëm një pikë larg vendit të shtatë të Romës dhe tre nga Lazio: gara për Europën e vogël vazhdon.

GENOA 0-2 LAZIO

Lazio mund 2-0 Genoan në Marassi falë një goli-perlë të Castellanos dhe dyfishimit të Dia: fitorja vlen vendin e pestë së bashku me Juven, një pikë larg Bolonjës. I pari shënon me një gjuajtje akrobatike me të djathtën pas asistit të Pellegrinit në minutën e 32', ndërsa francezi finalizon me një diagonale një pasim të Rovellës në minutën e 65'. Ndeshja u ndërpre për disa minuta në të 16', pasi një tymuese e hedhur nga tifozët vendas goditi Mandas në shpinë, pa pasoja. Në minutën e 22', karton i kuq direkt për Otoa, në debutimin e tij në Serie A, për një faull ndaj Zaccagni. Lazio mbeti gjithashtu me 10 lojtarë në minutën e 72' pas përjashtimit të Belahyane për një ndërhyrje ndaj Thorsby.

Lexo më tej: Lazio fik Italinë: eliminimi nga Bodø i heq mundësinë për pesë skuadra në Champions

PARMA 1-0 JUVENTUS

Parma mundi 1-0 Juventusin në ndeshjen e prapambetur të javës së 33-të të Serie A, e shtyrë ditën e Hënës së Pashkëve për shkak të vdekjes së Papa Françeskut. Në “Tardini”, formacioni i Chivut, që humbi Vogliacco dhe Bernabé që në minutat e para, i shkaktoi Tudor humbjen e parë si trajner i bardhezinjve, falë një pjese të parë me intensitet të lartë. Goli vendimtar erdhi menjëherë para pushimit, me një goditje me kokë të fuqishme të Pellegrino pas asistit të Valerit nga e majta. Në pjesën e dytë, Juventus tentoi të rikthehej në lojë, por rastet e Kolo Muani dhe Conceiçao nuk sollën rezultat. Bardhezinjtë kalohen nga Bologna në vendin e katërt, i fundit që siguron kualifikimin për në Champions.

TORINO 2-0 UDINESE

Torino merr fitoren ndaj Udineses në javën e 33-të të Serie A: “granatat” fitojnë 2-0 në ndeshjen e shtyrë për sot për shkak të ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, ndodhur të hënën e kaluar. Për të vendosur takimin ishin golat e Che Adams (39’) dhe Dembélé (85’): skocezi barazon kështu Law, ndërsa francezi shënon golin e tij të parë në Serie A. Vanoli ngjitet +3 në renditje pikërisht ndaj Runjaic, në humbjen e tij të pestë radhazi.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI