Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Milan në finalen e Kupës me Jovic e Reijnders: fiken ëndrrat e tripletës për Inter

Lapsi.al 23 April 2025
Milan në finalen e Kupës me Jovic e Reijnders: fiken ëndrrat e

Në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë, Milan mposhti Inter me rezultatin 3-0 dhe u bë finalisti i parë i kompeticionit. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, zikaltërit e nisën fort në “San Siro”, me mbështetjen e publikut, por pas traversës së Dimarco (22’) dhe një rasti të humbur nga Lautaro, ishin kuqezinjtë që kaluan në avantazh me një goditje të saktë me kokë të Jovic në minutën e 36', që mposhti portierin Martinez. Në fillim të pjesës së dytë, serbi realizoi dygolëshin personal (50’), duke përfituar nga një rrëmujë në zonë pas një goditjeje nga këndi nga e djathta dhe një devijimi të Barella. Në minutën e 85', ishte Reijnders që vulosi ndeshjen me golin e tretë. Kuqezinjtë tani presin të mësojnë emrin e kundërshtarit në finalen e Romës më 14 maj, ku Bologna është favorite pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Empolit.

Milan, mallkimi i zikaltërve

Këtë sezon, Milan konfirmohet si “mallkimi” i Inter, duke i eliminuar “kushërinjtë” nga Kupa e Italisë dhe duke siguruar finalen, ku me shumë gjasa do të përballet me Bolognën (që luan nesër ndaj Empolit). Pas barazimit 1-1 në takimin e parë, kuqezinjtë triumfuan 3-0 në sfidën e dytë falë dygolëshit të Jovic (nga një gol për çdo pjesë), në një formë të shkëlqyer, dhe golit të tretë të shënuar në fund nga Reijnders. Për Inter shuhen përfundimisht shpresat për tripletë, ndërsa për Milan kjo fitore, edhe pse nuk mjafton për të shpëtuar sezonin, së paku zbut disi javët e fundit të vështira.

Lexo më tej: Igli Tare, marrëveshje totale me Milan: Drejtori i ri Sportiv prezantohet pas Pashkës

Asllani pa gjurmë, si i gjithë Interi

Ishte një Milan cinik, që përfitoi maksimalisht nga faza ofensive dhe gjeti golin që në rastin e parë të vërtetë (36’). Më parë, ishte Inter që dominoi me dy raste të mëdha: një traversë nga Dimarco dhe një gabim i madh i Lautaro nga një pozicion shumë i favorshëm. Asllani luajti titullar, por nuk la asnjë gjurmë si gjithë skuadra zikaltër. Në fillim të pjesës së dytë (50’), erdhi dyfishimi i Milan, që i dha më shumë besim skuadrës dhe ruajti ekuilibrin përballë sulmeve të pritshme të Inter. As Calhanoglu që mori vendin e mesfushorit të kombëtare shqiptare nuk bëri dot asgjë dhe në minutën e 85', goli i Reijnders mbylli përfundimisht çdo shpresë për rikthim nga ana e zikaltërve. Pesë derbi këtë sezon: tre fitore për Milan dhe dy barazime. Një makth i vërtetë për Simone Inzaghi dhe djemtë e tij.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI