Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Katër për një finale: Partizani mbron fitoren, Dinamo e Vllaznia e nisin nga fillimi

Lapsi.al 23 April 2025
Katër për një finale: Partizani mbron fitoren, Dinamo e Vllaznia

Partizani, Egnatia, Dinamo e Vllaznia: katër skuadra që do të kërkojnë të shkojnë në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe që kanë të gjithë shanset për tia dalë. Sot do të luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, që do të përcaktojnë edhe ekipet që do të përballen në finalen e madhe të 1 majit.

Në orën 19:00 do të luhet sfida mes të kuqve dhe Egnatias, me të kuqtë që vijnë me avantazhin 1-0 nga takimi i parë. Ndeshja do të zhvillohet në “Arena e Demave”. Partizani ka tre fitore e një barazim në 5 sfidat e deritanishme dhe me 0-2 e marrë në fazën e parë të kampionatit thyen për herë të parë tabunë Arena Egnatia. Tetova këtë herë ka mundur të fitojë vetëm një herë ndaj Partizanit dhe do të kërkojë të dytën, në një fushë kur gjërat nuk i kanë shkuar mirë në këtë sezon, me asnjë sukses në dy vizitat e para. Në anën tjetër, Gega duhet të menaxhojë një gol për të shkuar në atë finale.

Lexo më tej: Egnatia dominon, Keko i dënon: Partizani fiton në Rrogozhinë dhe sheh finalen pranë

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale mes Dinamo City dhe Vllaznisë, gjithçka është e hapur pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 0-0. Ky takim do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 19:00. Blutë e shkodranët I kanë fatet të ndërthurura, duke qenë se sfidohen në javën e fundit të kampionatit edhe për vendin e dytë në renditje.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI