Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Egnatia arrin finalen e tretë radhazi të Kupës: përmbyset Partizani, Gega pa fjalë

Lapsi.al 23 April 2025
Egnatia arrin finalen e tretë radhazi të Kupës: përmbyset

Egnatia vazhdon të shkruajë historinë në Kupën e Shqipërisë. Pas një përmbysjeje të madhe ndaj Partizanit, ata siguruan për të tretin vit radhazi kualifikimin në finalen e kompeticionit. Rrogozhinasit triumfuan 2-0 në ndeshjen e kthimit, pas kohëve shtesë, duke përmbysur humbjen 1-0 të aktit të parë.

Kryeqytetasit, që kishin fituar minimalisht në transfertë, hynë në fushë me idenë për të mbrojtur avantazhin. Me një qasje të kujdesshme, ata mbyllën hapësirat dhe ndalën Egnatian në pjesën e parë, duke pasur edhe dy raste të pastra për të mbyllur ndeshjen përpara kohe. Keko humbi një mundësi me portën bosh, pas pasimit të Bintsouka. Në aksionin pasuese Eleke u ndal nga shtylla e ishin shanset që Gega do t'i qante në vazhdim.

Rikthimi i Egnatias

Në fakt, gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë. Skuadra e Tetovës mori kontrollin e lojës dhe nisi të rrezikojë seriozisht portën e Qirkos. Presioni i pandalshëm u shpërblye kur Xhemajli barazoi rezultatin e përgjithshëm dhe çoi ndeshjen në shtesë. “Siç e deklarova që ndeshjen e kaluar që do të ishte një Egnatia ndryshe - tha tekniku Edlir Tetova -. Insistuam në krahun e djathtë, e kishim si pikë të dobët të Partizanit dhe u shpërblyem deri në fund. I falenderoj çunat për disiplinën. Një opsion ishte duke e ditur edhe fushën që sdo ta kishim topin të shtruar, në të majtë do të kishim luftë dhe në të djathtën për të shkuar në linjat e djathta me Fangaj. Ka pasur kurba, por ishim deçizivë te goli i dytë".

Lexo më tejDinamo në finalen e Kupës me “poker”: Vllaznia rikuperon tre gola, por nuk mjafton

[video width="658" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/68093351bb530.mp4"][/video]

Gega i tërbuar me Atanaskoskin

Në minutat shtesë, ishte Guindo që realizoi golin vendimtar, duke kompletuar përmbysjen dhe vulosur një tjetër finale për Egnatian, ndërsa Partizani nuk gjeti forca për reagim. Ky eliminim e vë në rrezik pjesëmarrjen e të kuqve në arenën ndërkombëtare për sezonin e ardhshëm dhe trazon dhomat e zhveshjes. “Nuk më bindi detyra që i dhashë Atanaskosit - shpërtheu në zemërim Skënder Gega, që e futi si zëvendësues dhe më pas e largoi sërisht mbrojtësin -. Ka ardhur si ka ardhur puna e ekipit. Kur trajneri kërkon disiplinë, unë mund të luaj edhe me 7 veta nëse bëhen detyrat. Ishim përgatitur për këtë punë. U fut një lojtar tjetër që është më i freskët sepse Janjeva u dëmtua, futet dhe del jashtë detyrës, nëse s’ndjen fanellën 3 minuta dhe dil jashtë. Futbolli ka pengje sa të duash, siç erdhi loja… Egnatia është ekip i mirë pa i hequr vlerat dhe meritat. Goli i parë është i pafalshëm, e njëjta gjë ndodhi edhe në Ballsh".

[video width="654" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/04/68093a0ebbc4e.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI