Flash

Detaji/ Papa u dhuroi të burgosurve 200 mijë euro të llogarisë së tij para vdekjes

Lapsi.al 23 April 2025
Detaji/ Papa u dhuroi të burgosurve 200 mijë euro të

Fija që lidhte Papa Françeskun me të burgosurit fliste gjuhën e autenticitetit dhe dhembshurisë. Imzot Benoni Ambarus, ipeshkvi i deleguar për bamirësinë dhe burgjet, i cili ndër vite ka ndarë me Papën përkushtimin e tij ndaj të dënuarve ka rrëfyer detaje nga kjo lidhje.

"Disa ditë para se të vdiste, Francesco shkoi zvarrë në burgun Regina Coeli. Ai nuk kishte më forcë, por me praninë e tij donte t'i bërtiste botës se ne nuk mund t'i braktisim ata që jetojnë pas hekurave" - tha ai.

Dhe më pas shton: "Pasuria e tij? Ua ka dhuruar atyre: 200 mijë euro, nga llogaria e tij personale. Kur i kërkova ndihmë financiare, më tha se nuk kishte më fonde, por se do të gjente diçka në llogarinë e tij. Kështu edhe bëri", - tregon Ambarus.

Lidhja me të burgosurit ishte e gjallë, e përditshme, edhe në momentet më të vështira. “Kur folëm për burgjet, e pashë duke vuajtur, i kishte rënë zemra”. Ai lau këmbët e të burgosurve, hapi për ta Derën e Shenjtë të Rebibbia-s, e dyta pas asaj të Shën Pjetrit dhe kërkoi një gjest konkret: ulje dënimi, qoftë edhe simbolik, për një ose dy muaj. Por asgjë nuk arriti” – tha ai.

"Një i burgosur më tha se askush nuk e kishte vizituar ndonjëherë. Më lëndoi. Shumë ecin zbathur sepse nuk kanë këpucë. Shteti siguron ushqim, por jo pjesën tjetër. Duhet të kujtojmë se ata janë vëllezër dhe motra, jo fantazma të mbyllur" – tha Ambraus. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI