Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Raphinha lag topin me ujë para penalltisë: plasin polemikat, proteston Celta Vigo

Lapsi.al 22 April 2025
Raphinha lag topin me ujë para penalltisë: plasin polemikat, proteston
Raphinha po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Barcelonën. Në javën e fundit të La Liga, sulmuesi i gjithanshëm brazilian ishte vendimtar me penalltinë që i dha fitoren ekipit të tij ndaj Celta Vigos në minutat shtesë. Një video ka treguar një gjest të veçantë të Raphinhas, i cili para se ta gjuante penalltinë, lagu topin me ujë. Cili ishte qëllimi i këtij “stratezimi”? Shumë në rrjet janë indinjuar duke theksuar se penalltia duhej të ishte përsëritur.

Çfarë ndodhi te penalltia?

Ndërkohë që lojtarët e Barcelonës dhe ata kundërshtarë po diskutonin me arbitrin për penalltinë vendimtare të akorduar për vendasit, Raphinha u mor me rikuperimin e topit për ta ekzekutuar vetë. Pasi doli jashtë vijës së fushës, pranë portës kundërshtare, ish-lojtari i Leeds mori një shishe uji që ndodhej aty afër dhe e derdhi mbi top si të mos kishte ndodhur asgjë. Pas këtij veprimi mund të fshihej tentativa për t’ia vështirësuar punën portierit kundërshtar, me një përparësi të vogël. Një shpjegim i mundshëm është se qëllimi ishte ta bënte topin më të rrëshqitshëm dhe më të rëndë, për të vështirësuar kontrollin nga portieri. Në fakt, edhe vetë Raphinha, kur u përpoq ta ngrinte sferën, e pa t’i rrëshqiste nga duart – viktimë e trukut të tij. Megjithatë, ai nuk pati nevojë për ndihmë të tillë, edhe pse për pak centimetra: portieri kundërshtar e kuptoi drejtimin e goditjes, por nuk arriti ta prekte topin. Shumë tifozë të Celta Vigo, pasi panë videon në rrjetet sociale, shpërthyen në zemërim, duke e quajtur gjestin të pandershëm. Madje disa kërkuan përsëritjen e ndeshjes – një kërkesë pa bazë reale.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI