Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Qeveria izraelite urdhëron diplomatët: Fshini postimet e ngushëllimit për Papën

Lapsi.al 22 April 2025
Qeveria izraelite urdhëron diplomatët: Fshini postimet e

Heshtja, në këtë rast, po bën më shumë zhurmë. Jo vetëm që nuk ka pasur asnjë mesazh ngushëllimi nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe as nga ministri i Jashtëm Gideon Sa'ar për vdekjen e Papa Françeskut, por Sa’ar ka kërkuar fshirjen e të gjitha postimeve të publikuara nga ambasadat izraelite në mbarë botën.

Kjo ka shkaktuar indinjatë tek ambasadorët izraelitë, veçanërisht ata në vendet katolike. Në postime shkruhej: “U prehsh në paqe Papa Françesku, kujtimi i tij qoftë i bekuar”.

Vetëm Presidenti Isaac Herzog bëri një koment për Papën: "Shpresoj që kujtimi i tij të frymëzojë akte mirësisë dhe shprese për njerëzimin".

Zyrtarët izraelitë nuk e kanë fshehur arsyen e kësaj heshtjeje dhe të këtyre fshirjeve të bujshme. Janë deklaratat e Papës për Gazën që nuk i pëlqejnë administratës së Jeruzalemit. Bëhet fjalë për frazat: “Ajo që po ndodh në Gaza nuk është luftë. Është mizori.” Ose akuzat se Izraeli po “bombardon fëmijët dhe po i kosit me automatikë”.

LEXO EDHE: Vdekja e Papës/ Asnjë ngushëllim nga Izraeli dhe bota hebreje: Ishte problematik

Në mesazhin e tij të fundit Urbi et Orbi, përveç fjalëve kushtuar Gazës që e konsideroi "një situatë e neveritshme", Françesku tha gjithashtu: "Unë jam afër vuajtjeve të të krishterëve në Palestinë dhe Izrael, si dhe me të gjithë popullin izraelit dhe të gjithë popullin palestinez. Klima në rritje e antisemitizmit që po përhapet në të gjithë botën është shqetësuese”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI