Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Lindelof braktisi sfidën me Lyon, e shoqja zbulon arsyen: “Djali ynë çau keq kokën”

Lapsi.al 22 April 2025
Lindelof braktisi sfidën me Lyon, e shoqja zbulon arsyen: “Djali

Lajmi që gjatë pushimit të ndeshjes së Europa League mes Manchester United dhe Lyon, dy futbollistë të “Djajve të Kuq” kishin lënë me nxitim Old Trafford “për arsye urgjente familjare”, kishte shkaktuar shqetësim. Tani mësohet arsyeja për njërin prej tyre, Victor Lindelof, i cili ishte në stol (ndërsa tjetri, Noussair Mazraoui, ishte në fushë dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë nga Luke Shaw).

Arsyeja e “ikjes” së mbrojtësit 30-vjeçar duhej të ishte patjetër shumë e rëndësishme, duke qenë se United luante një ndeshje shumë të rëndësishme në çerekfinalet e kthimit të kupës, që më pas u fitua në mënyrë të pabesueshme 5-4, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale (do të përballet me Athletic Bilbao). Dhe në fakt, bëhej fjalë për djalin e tij, i cili kishte “çarë kokën”, për të përdorur fjalët e bashkëshortes së tij, Maja.

Djali i vogël i Lindelof, që është 3 vjeç, u transportua urgjentisht në spital pasi kishte pësuar një traumë të rëndë në kokë, duke e detyruar futbollistin e kombëtares suedeze të largohej me nxitim nga stadiumi për të shkuar në spital te djali i tij i vogël.

Rrëfimi dramatik: “Djali ynë kishte kokën e çarë”

Maja rrëfeu se çfarë ndodhi: “Një orë para fillimit të ndeshjes me Lyon-in, dadoja jonë na telefonoi dhe tha se ishin në ambulancë duke shkuar drejt spitalit. Djali ynë më i vogël, Francis, kishte çarë kokën. Po ndiqte vëllain e madh, Ted Louie, në shtëpi dhe ra nga shkallët prej xhami.”

“E kishte ballin e çarë më dysh – vazhdoi gruaja në rrëfimin e saj dramatik – Ishte në spital të enjten dhe të premten. Duhej t’i nënshtrohej një operacioni në kirurgjinë plastike për të bashkuar ballin. Iu bë anestezi. Është hera e parë që më ndodh diçka e tillë me një nga fëmijët e mi. Ishte tepër e dhimbshme dhe nuk dua ta përjetoj më. Operacioni shkoi mirë dhe Francis është rikthyer në normalitet. Është një viking, është kthyer si më parë. Të gjithë ishin kaq të shqetësuar, por ai vazhdon jetën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Mjekët thonë se do të ketë një plagë të madhe në ballë. Por nuk ka rëndësi, jam thjesht e lumtur që gjithçka shkoi mirë.”

Një ngjarje që të fut drithma vetëm duke e dëgjuar, dhe kuptohet shumë mirë se përballë dramacitetit të lajmit që i ishte dhënë, Lindelof la gjithçka dhe vrapoi drejt spitalit tek i biri, e vetmja gjë që kishte rëndësi në atë moment. Për fat të mirë gjithçka shkoi mirë dhe Victor u rikthye titullar te United të dielën si kapiten ndaj Wolves, ndeshje e humbur nga skuadra e Amorim, në këtë sezon të mallkuar ku i ka mbetur vetëm Europa League.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI