Flash

Detajet/ Kush ishte infermieri i besuar i Papa Franceskut

Lapsi.al 22 April 2025
Detajet/ Kush ishte infermieri i besuar i Papa Franceskut

Ai ishte pranë tij në ditën e daljes nga spitali “Gemelli” dhe gjithashtu gjatë daljes së tij të fundit publike të dielën e Pashkëve. Gjithmonë bashkë. Një hije, ose më mirë një “shkop” ku mund të mbështetesh dhe t’i besosh. E njëjta gjë ndodhte edhe në privatësi. Aq sa infermieri Massimiliano Strappetti ishte personi i fundit me të cilin foli Papa Françesku përpara se të binte në koma. Bergoglio e falënderoi që e kishte nxjerrë në sheshin e Shën Pjetrit. Më pas e përshëndeti me dorë dhe “fjeti përgjithmonë”.

Infermieri i tij personal ishte pranë tij deri në vdekje, por këtë herë ai nuk mundi të bënte asgjë. Megjithatë, 4 vjet më parë, vetë Papa zbuloi se ishte Strappetti ai që e shtyu të bënte një operacion në zorrën e trashë dhe që i shpëtoi jetën. "Nuk doja të bëja operacionin. Ishte një infermier që më bindi" - zbuloi Françesku gjatë një takimi privat me vëllezërit e tij jezuitë. Që nga ai moment Strappetti u bë i pari "asistent shëndetësor personal" , një rol që Papa donte ta zyrtarizonte në vitin 2022.

56 vjeç, i martuar dhe tifoz i Lazios, Strappetti është shumë i rezervuar. Dihet se ai është shumë i përfshirë në punë vullnetare përkrah më të pambrojturve që ishin aq të dashur për Bergoglio. Një profesionist prej shumë vitesh, ai punoi për vite në repartin e terapisë intensive në “Gemelli”. Më pas ai u thirr në Gardën Mjekësore të Vatikanit, ku vuri njohuritë e tij në shërbim të dy papëve të tjerë përpara Bergoglios, Karol Woytila dhe Joseph Ratzinger.

LEXO EDHE: Detaje të reja nga momentet e fundit të Papës/ U thirr një ambulancë, por u anulua

Strappetti qëndroi me Franceskun edhe në ditët e tij të fundit dhe më të ndërlikuarat. Ai ishte aty duke shtyrë karrocën me rrota të Papës kur bëri një paraqitje befasuese më 10 prill në Shën Pjetër. Ishte ai që shoqëroi Bergoglion në dritare për bekimin e “Urbi et Orbi” të dielën e Pashkëve. Një shfaqje e “autorizuar” nga vetë infermieri, të cilin Bergoglio e dëgjoi me vëmendje. Dihet që Papa Francesku nuk e ka pasur kurrë marrëdhënien e lehtë me këshillat dhe imponimet e mjekëve.

LEXO EDHE: Orët e fundit të Papa Franceskut/ U zgjua në orën 7.00, por pas 30 minutash…

Ai qëndroi pranë tij për të gjitha 38 ditët e shtrimit në spital për pneumoni dhe 24 orë në ditë gjatë rikuperimit të tij në Casa Santa Marta. Një ditë para Pashkëve ata shkuan në Bazilikën e Shën Pjetrit për të riparë "rrugën" që do të përshkonte të nesërmen Françesku. Më pas erdhi shfaqja me makinën e hapur mes besimtarëve dhe përshëndetja e tij e fundit me turmën.

"A mendon se mund ta bëj?" - e pyeti Papa, Strappettin që e qetësoi. Infermieri qëndroi me të edhe gjatë orëve në vijim. "Faleminderit që më solle në shesh" - i tha Bergoglio, siç raportohet nga Vatican News. Kur shenjat paralajmëruese të goditjes në tru u shfaqën në agimin e së hënës, Strappetti ishte aty. Rreth 1 orë pas sëmundjes, Papa i shtrirë në shtrat u kthye drejt tij dhe i bëri me shenjën e lamtumirës me dorë. Më pas ra në koma dhe ndërroi jetë në 7.35. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI