Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Vdekja e Papës, besimtarët luten në sheshin Shën Pjetrit

Lapsi.al 21 April 2025
Vdekja e Papës, besimtarët luten në sheshin Shën Pjetrit

Vatikani ka nisur lutjet në sheshin e Shën Pjetrit në përkujtimin e parë publik pas vdekjes së Papa Françeskut. Qindra njerëz janë mbledhur në shesh për shërbimin, i cili po drejtohet nga kardinali Mauro Gambetti. Katedralja Metropolitane në Buenos Aires ishte e mbushur me njerëz që donin t'i bënin nderimet e tyre Papës së ndjerë.

Papa Françesku shërbeu si Kryepeshkop i Buenos Aires nga viti 1998 derisa u zgjodh Papë në vitin 2013 dhe kjo katedrale ishte vendi ku ai adhuroi dhe kremtoi shumë meshë. Shumë u gjunjëzuan gjatë meshës.

Vatikani ka njoftuar se Papa Françesku vdiq nga një goditje në tru dhe si pasojë e dështimit të pakthyeshëm të zemrës. Goditja cerebrale çoi në koma dhe dështim të pakthyeshëm të zemrës, thuhet në certifikatën e vdekjes, e publikuar nga Vatikani. Raporti vjen rreth 12 orë pasi u njoftua vdekja e Papës, i cili vuante nga një sëmundje kronike e mushkërive.

Kohët e fundit shëndeti i tij u përkeqësua shumë si pasojë e pneumonisë, sëmundje që shënjoi jetën e tij që në moshën 21-vjeçare, ku si pasojë e së cilës ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ku ju hoq pjesa e sipërme e mushkërisë së djathtë.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI